LAJMI I FUNDIT:

Pranimi i Kosovës, kusht për Serbinë

Pranimi i Kosovës, kusht për Serbinë

Pranimi i shtetësisë së Kosovës mund të jetë parakusht për integrimet evropiane të Serbisë edhe pse kjo ende nuk është përmendur zyrtarisht, ka thënë shefja e Këshillit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Francës, Elizabet Gig.

Gig ka thënë se Franca do të insistojë në përparim të mëtutjeshëm të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe kujdesshëm përcjell zhvillimet në teren, megjithatë nëse nuk arrihet asgjë nga kjo, para Serbisë mund të parashtrohet një kusht i ri – pranimi i pavarësisë së Kosovës, raportojnë mediat serbe.

“Ky nuk është kusht zyrtar, por është mjaft i rëndësishëm. Do të dëshiroja të potencojë që ekziston mundësia që ky të jetë kusht, nëse marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në fund nuk normalizohen. Hapat e parë janë bërë dhe kjo është e mrekullueshme por marrëveshjet do të duhet të zbatohen në teren. Kjo është më e rëndësishme. Krahas kësaj vijnë edhe kushtet standarde, të cilat duhet të përmbush secili vend. Pra, mund të ndodhë që edhe pranimi të jetë kusht”, ka thënë Gig. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori