LAJMI I FUNDIT:

Prej nesër ulet çmimi i roamingut në katër shtete të rajonit

Prej nesër ulet çmimi i roamingut në katër shtete të rajonit

Prej ditës së nesërme për 17,2 për qind do të jetë më i ulët çmimi për një minutë thirrje hyrëse në roaming midis Maqedonisë, Serbisë, malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. Për 11,1 për qind do të ulet çmimi i porosive SMS, ndërsa për 35,7 për qind, një MB e internetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo është ulja e dytë në pajtueshmëri me marrëveshjen e trupave rregullatorë të katër shteteve, që hyri në fuqi në korrik të vitit të kaluar.

Vitin e kaluar çmimi i një minute thirrje hyrëse në roaming është liruar për 73 për qind. Nga nesër, siç informojnë nga Agjencia për komunikime elektronike e Maqedonisë, për një minutë thirrje hyrëse do të paguhet 14,8 denarë. Për vitin e ardhshëm është paraparë ulje nga 14,8 denarë për një minutë për thirrje hyrëse në 11,7 denarë, ose për 20,2 për qind.

Pas uljes së vitit të kaluar të çmimit për SMS në roaming për 54,5 për qind, sivjet ai ulet nga 5,6 denarë në 4,9 denarë, gjegjësisht për 11,1 për qind.

Vitin e kaluar çmimi për 1 MB internet është liruar për 90 për qind, ndërsa nga nesër do të jetë më i ulët për 35,7 për qind. një MB internet në shitjet me pakicë në vend të 43,2 denarë do të kushtojë 27,8 denarë. Në korrik vitin e ardhshëm, në pajtueshmëri të marrëveshjes, çmimi do të ulet në 12,3 denarë, gjegjësisht për 55,7 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori