LAJMI I FUNDIT:

Prekëse: Ky njeri ka varrosur mijëra fëmijë të abortuar, nuk dëshironte të përfundonin në plehra (Foto)

Prekëse: Ky njeri ka varrosur mijëra fëmijë të abortuar, nuk dëshironte të përfundonin në plehra (Foto)

Tong Phuoc Phuc nga Vietnami shpëtoi jetën e qindra fëmijëve në 12 vitet e fundit. Ai arriti të bindë nënat e tyre të mos shkojnë në një abort, madje ai hapi edhe një jetimore.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gjithçka filloi në vitin 2001, kur gruaja e tij ishte shtatzënë.


Kështu duket varreza më e madhe në botë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kështu duket varreza më e madhe në botë (Foto/Video)

Së bashku me të shkoi në spital për ekzaminim dhe aty kishte vënë re se si gratë, futeshin aty shtatzëna dhe dilnin pa fëmijë.

Atij i kishte marrë kohë për ta kuptuar këtë, por në momentin që e kuptoi, thuhet se ishte ndier i prekur.

Ai e kuptoi se këta fëmijë nuk kanë marrë një shans për të jetuar, sepse dikush kishte vendosur kështu.

Tre vjet më vonë ai shkoi në spital dhe pyeti nëse ai mund të marrë trupat e tyre të vdekur në mënyrë që ata të paktën të kenë një varr të duhur, sikur çdo qenie njerëzore – dhe të mos përfundojnë në plehra.

Ish-punëtori i ndërtimit mori të gjitha kursimet e tija dhe bleu tokë në majë të një mali. Ai filloi të varroste fëmijët e padëshiruar aty. Shpesh atij i kanë shpërthyer lotët kur bënte një gjë të tillë dhe lutej.

Në 12 vjet, përcjell Telegrafi, ai thuhet se ka varrosur më shumë se 10.000 të tillë, por ai shpëtoi me qindra fëmijë të cilët sot me siguri nuk do të ishin. Ai gjithashtu kishte bindur shumë gra që të mos abortojnë duke ua hequr dertin e rritjes së tyre, duke iu ofruar strehim fëmijëve në jetimoren e tij.

Problemi më i madh, thotë ai, ishin financat kështu që ai e hapi llogarinë për donacione.

Paratë ia paguanin njerëzit nga pjesë të largëta të botës të cilët kanë lexuar rreth tij në gazeta. Edhe pse një jetesë modeste, dashuria mes tij dhe fëmijëve që ai i ka ruajtur është e pamatshme.

“Do ta bëj këtë deri në frymën e fundit. Shpresoj që fëmijët e mi të vazhdojnë në këtë mënyrë për të ndihmuar të tjerët, kur unë nuk do të jem më”, thotë ai me modesti, por me dashuri të madhe pasi me sytë e tij i shikon fëmijët që silleshin rreth tij. /Telegrafi/

v222

v333

v444

v555

v666

v777

v888

v999

v1000

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori