LAJMI I FUNDIT:

Prenk Gjetaj tregon se a ka varrezë masive në kampusin e UP-së (Video)

Prenk Gjetaj tregon se a ka varrezë masive në kampusin e UP-së (Video)

Dyshimet e ngritura së fundi për ekzistimin e një varreze masive në kampusin e Universitetit te Prishtinës, po konsiderohen se nuk janë informacione të besueshme dhe si të tilla duhet të merren me rezervë. Megjithatë, Prokuroria Speciale ka dhënë urdhër që të fillojnë gërmimet vlerësuese në atë zonë dhe kjo pritet që të zbatohet në ditët e ardhshme.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, tregon se nuk ka informacione të mjaftueshme që këto dyshime të vlerësohen si raste për tu ‘gërmuar’. Të tilla informata kanë qarkulluar që prej kohësh dhe nuk është dashur që të bëhen publike pa u ndjekur procedurat e caktuara, thotë Prenk Gjetaj.


“Nuk ka të dhëna të mjaftueshme për ta vlerësuar dhe për taçmuar si rast. Për këtë lokacionështë spekuluar që pas luftës disa herë, sipas informatave jo të verifikuara. Aty është punuar në kohën e UNMIK-ut, kanë bërë vizita KFOR-i dhe ekspertët nukkanë vlerësuar se mund të jetë ndonjë varrezë masive. Megjithatë, këto informacione gjithmonë kanë qarkulluar dhe po çuditem që përnjëherë të bëhet publike pa u bërë ndonjë hap konkret, pa i ndjek procedurat paraprake të cilat çojnë në mundësinë e lokalizimit, shënjimit dhe në fund vlerësimit, gërmimit. Nuk ka pas nevojë të bëhet publike ka u ndjek procedurat sepse shqetësohen familjarët, preken. Megjithatë, derisa është fol dhe përfol mendojë se duhet të ndiqen këto procedura të cilat mundësojnë largimin e dyshimit ose të vlerësohet në kuptim të gërmimit”, tha ai.

Gjetaj thotë se dëshmitarja e këtij rasti, dyshimet e saja i kishte deklaruar vite më parë, por, sipas tij, ajo asnjëherë nuk ka ofruar ndonjë informatë konkrete dhe të besueshme.

“Ka dy ose tre vjet, përmes rrjeteve sociale. I kam thënë më ofro ndonjë informacion që të ndiqen procedurat…mua nuk ma ka ofruara. Kam qenë i gatshëm me pranua këtu, por nuk më ka ofruar ndonjë informatë të besueshme, ose konkrete. Kështu që, unë kur kam fol me të përmes rrjeteve i kam thënë që ne i kemi institucionet përmes të cilave shkojnë këto punë dhe hetohen me procedura”, deklaron Gjetaj.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se në Serbi janë disa lokacione të cilat po punohet, dhe në disa pritet që të fillojnë punimet me dyshimin për varreza masive me trupa të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Ndër të tjera, Gjetaj ka treguar për gërmimetpër varreza masive në Kizhovak të Serbisë, në fillim nga pala serbe është thënë se ka vdekur dëshmitari, pastaj ka dal një dëshmitar tjetër, e tani janë ndërprerë me arsyetimin se ka mungesë të mjeteve financiare.

E gjithë kjo sipas Gjetaj është një lojë e Serbisë.

Ndërsa, për dyshimet në lokacione në Novi Pazar, Gjetaj thotë se është siguruar një dëshmitar i cili pretendon se e di vendin e saktë ku dy shohet për varrezë masive, e që pritet të fillojnë gërmimet.

“Sa i përket lokacioneve, tash për tashe kemi Kizhovakun që është përfundua, është ndërpre, bile është ndërpre si zakonisht si dinë pala serbe, sikurse edhe ne Rudnicë ku na kanë ndërpre disa herë në mungesë të mjeteve financiare ose në kuptim të konsolidimit të financave, që nuk mund ta kuptojë. Ata kanë donacion për këtë çështje dhe për këtë projekt nga Zvicra dheMbretëria e Bashkuar. Nuk e di a i kanë marrë paratë, por nëse nuk i kanë marrë i kanë ndërpre për të kushtëzuar për t’i marrë paratë. Do të thotë me lojëra të tilla, krimet i ka bërë tash edhe për me përfitua. Në të vërtetë ne jemi të interesuar, normalisht me çdo çmim, që punimet atje të vazhdojnë. Për regjionin e Novi Pazarit tani jemi dakordua me dëshmitarin që është i njohur për ata dhe për ne, i cili ka shprehë gatishmëri me dal në vendin e ngjarjes, sepse në vitin e kaluar dy herë është gërmuar atje gabimisht. Kështu që tani e kemi dëshmitarin i cili është i bindur dhe i besueshëmpër të dal për ta shënjuar dhe lokalizuar vendin. Pastaj shikohet për hapat e mëtejmë për caktimin e gërmimit vlerësues”, tha kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj.

Ai thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë presion mbi Serbinë në lidhje me çështjen e të pagjeturve si dhe të gjejë një mënyrë për ta kushtëzuar atë.

Ndërsa, sa i përket gërmimeve në Kosovë, ai ka bërë të ditur se në vitin 2016 janë bërë disa gërmime në lokacione të ndryshme, por të cilat kanë sjell rezultate negative.

Gjetaj ka theksuar se mjekësia ligjore e vendit për një kohë nuk ka realizuar gërmime me arsyeti min se kanë qenë të zënë me gërmimet në Kizhovak të Serbisë. Por tani që atje janë ndërprerë gërmimet, duhet që gërmimet të vazhdojnë në Kosovë.

“Tani nuk e di që ka pas gërmime vlerësuese, por janë disa urdhëresa gjyqësore të cilat duhet tëprocedohen më tutje. Një kohë ekipet e mjekësisë ligjore janë arsyetuar se janë të zëna me Kizhovakun. Kizhovaku, po bëhen dy ose tre javë që i janë ndërpre punimet, dhe nuk ka lëvizur diçka në këtë drejtim. Prandaj, apeli i jonë që më të vërtetë sa është koha e përshtatshme çdo lokacion i dyshuar të vlerësohet në kohën e duhur, mos të fillojnë pengesat që munden me qenë për shkak të motit të ligë”, tha ai.

Ndërsa, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit, të cilat edhe ato si pasojë e luftërave kanë ende persona të pagj etur, Gjetaj tregon se ditë më parë ka marrë pjesë në një konferencë në Bosnje, organizuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Ai thotë se gjatë kësaj konference arritën përfundime të cilat kanë të bëjnë me punën më të madhe të institucioneve të secilit shtet për personat e pagjetur, bashkëpunim më të madh ndër-rajonal si dhe hartimi i një liste rajonale me personat e pagjetur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori