LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Realit ua dedikon fitoren muslimanëve të vrarë nga ISIS në Irak (Video)

Presidenti i Realit ua dedikon fitoren muslimanëve të vrarë nga ISIS në Irak (Video)

Real Madridi ka bërë një gjest të madh pas triumfit të 11-të në histori të klubit në Ligën e Kampionëve.

Menjëherë pas ndeshjes me t’u marrë trofeu ishte Florentino Perez, presidenti i klubit mbretëror, ai që u shpreh para mediave.

Kohë më parë në Irak janë vrarë tifozë të Real Madridit nga forcat terroriste të ISIS-it, shkruan Telegraif.


Dhe Perez këtë fitore ua dedikoi këtyre tifozve muslimanë në Irak.

“Ne ua dedikojmë fitoren tifozëve të cilët ishin vrarë gjatë një akti të tmerrshëm në Irak, aty kishte njerëz që kanë transmetuar vlerat e Real Madridit në momentet e tyre të vështira”, deklaroi Perez pas ndeshjes.

Florentino Perez dhe Real Madridi shpeshherë janë të kritikuar, por me gjestin e tyre të fundit ata kanë fituar respektin e madh, pasi nderuan viktimat e një akti terrorist kohë më parë të ndodhur në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

Festa në Irak: