LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi priti drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka

Presidenti Thaçi priti drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zekën, me të cilin bisedoi për krijimin e ambientit sa më të përshtatshëm për bizneset në Kosovë.

Presidenti Thaçi u shpreh se nënshkrimi dhe hyrja në fuqi e MSA-së, si dhe plotësimi i kritereve strikte për t’u bërë kandidat i “Millenium Challange Corporation” të Kongresit Amerikan, paraqesin dy konfirmime të fuqishme se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në krijimin e ambientit sa më të mirë për bizneset në Kosovë.


“Kemi punuar në krijimin e një infrastrukture teknike e ligjore sa më të favorshme për biznesin”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se “tani është koha që të shfrytëzohen këto rrethana të volitshme”.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i OEAK-së, Arian Zeka, u shpreh i inkurajuar me faktin që presidenti Thaçi qysh në fillim të mandatit e ka vënë në theks rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe të sundimit të ligjit.

“Zhvillimi i vendit dhe krijimi i klimës sa më të favorshme për investitorët e huaj duhet të jetë prioritet i të gjithë neve”, përfundoi presidenti Thaçi. /Telegrafi/