LAJMI I FUNDIT:

Pret damarët pse nuk mori provimin e fundit studentja e Infermierisë

Pret damarët pse nuk mori provimin e fundit studentja e Infermierisë

Nuk e ka duruar dot faktin se nuk kishte marrë provimin e fundit të sezonit dhe në gjendje depresioni ka tentuar t’i japë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Lezhës dhe bëhet fjalë për një 22-vjeçare e cila ka prerë damarët.


Burimet policore lokale bënë me dije për “Panorama.al” se, Elvisa N., ka prerë damarët e dorës në banesën e saj në lagjen “Skënderbeg”. Ka qenë ora rreth 20.00 e mbrëmjes kur ajo në gjendje depresioni është përpjekur të vetëvritet.

Familjarët kur e kanë kuptuar e dërguan në spitalin rajonal ku iu dha ndihma e parë mjekësore. Tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se 22-vjeçarja është studente në degën e infermierisë në Shkodër. Materialet për këtë rast u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësime të mëtejshme.