LAJMI I FUNDIT:

Preteni: Jakup Krasniqi nuk foli mirë

Preteni: Jakup Krasniqi nuk foli mirë

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni ka deklaruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë të lirë që të deklarojnë çfarëdo që duan, por kjo nuk ndikon tek Agjencia, misioni i të cilës është luftimi i korrupsionit. Preteni ka deklaruar për Telegrafin se AKK-ja nuk e ka për detyrë të burgos apo të dënojë, por vetëm bëjë hetime preliminare.

Preteni ka reaguar pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar sot se "AKK-ja është agjenci e reklamës mediatike dhe jo e luftimit të korrupsionit".

“Nëse një deputet mendon se AKK-ja do të luftojë korrupsionin, le ta dijë se kjo nuk do të ndodhë kurrë”, ka thënë Krasniqi, gjatë debatit parlamentar për Propozim-strategjinë dhe Planin e Veprimit kundër korrupsionit për vitet 2013-2017.


Duke komentuar deklaratën e Krasniqit, Preteni ka thënë se fjalë të tilla mund të ndikojnë negativisht.

“Ne kemi nevoje për mbështetje dhe inkurajim. Zyrtarët e AKK-së me paga shumë të ulëta po hetojnë raste të nivelit të lartë të zyrtarëve të pasuruar brenda dite”, ka thënë Preteni.

Sipas tij, tentimi i politizimit të Agjencisë nuk mund të ndodhë, pasi deri tash kanë reflektuar gjithmonë pavarësi, paanësi dhe korrektësi.

Drejtori i AKK-së, Preteni deklaron se e realizojnë detyrën me përkushtim dhe profesionalizëm, ndërkohë që kanë ushtruar më shumë se 230 kallëzime penale për korrupsion.

“I kemi atakuar më shumë se 600 zyrtarë të niveleve të ndryshme. Të gjitha këto raste i kemi përcjellë në prokuroritë kompetente. Më shumë se 80 për qind të rasteve për të cilat janë ngritur aktakuza apo janë bërë publike, hetimet penale zanafillën e kanë të Agjencia”, ka thënë Preteni.

Por, ai vlerëson se luftimi i korrupsionit është i hendikepuar, sepse rezultatet e punës varen nga efikasiteti i gjyqësorit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori