LAJMI I FUNDIT:

Prevalla, arena e fundjavës së garave automobilistike

Prevalla, arena e fundjavës së garave automobilistike

Bardhyl Canolli, i cili në Gjakovë e pati kohën më të mirë, ka bërë investime të mëdha në BMW-në e tij, prandaj pritet që edhe në Prevallë të jetë në qendër të vëmendjes në kategorinë e nëntë, ku gjithsesi konkurrenca është shumë e madhe.

Ndërkaq, Përparim Dushi sivjet do të garojë në kategorinë e dhjetë, pasi që nga kjo fundjavë do të paraqitet me një bolid shumë atraktiv.


Pas garës rrethore që u zhvillua dy javë më parë në Gjakovë, automobilistët kosovarë në këtë fundjavë do t’i nisin edhe sfidat e tyre në disiplinën malore, ndërsa gara e parë e këtij lloji zhvillohet në shtegun mjaft atraktiv të Prevallës.

Ndryshe nga gara e parë, në të cilën munguan disa garues, në Prevallë pritet edhe më tepër masovitet, ndërsa vetë natyra e garës premton rivalitet dhe interesim të madh.

Edhe në kategoritë tjera do të zhvillohet betejë e ashpër për plasman sa më të mirë.

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) i ka bërë të gjitha përgatitjet me qëllim që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë, ndërsa në ndihmë të saj do të jenë edhe institucionet përkatëse, duke filluar nga Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Zjarrfikësit.

Paraqitja në garë fillon që nga ora 9:00, ndërsa gara pritet të përfundojë në orën 16:00. Për këtë arsye, rruga në aksin Prizren – Brezovicë gjatë zhvillimit të garës do të jetë e mbyllur, por gjithsesi do të lirohet në periudha të shkurtra për kalimin e veturave civile.

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori