LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Raporti ekonomik për Evropën Juglindore

Prezantohet Raporti ekonomik për Evropën Juglindore

Banka Botërore do të prezantojë sot një raport të ri për ekonominë në Evropën Juglindore.

Raporti i rregullt ekonomik (RER) fokusohet në performancën dhe perspektivën ekonomike në vendet e Evropës Juglindore, si dhe në faktorët që ndikojnë në parashikimet për rritjen ekonomike.

Gjatë konferencës me media do të prezantohen të gjeturat për Kosovën dhe për rajonin si tërësi. /Telegrafi/