LAJMI I FUNDIT:

Princi Charles, në Parlamentin e Serbisë, flet për Nënë Terezen e Rita Orën

Princi Charles, në Parlamentin e Serbisë, flet për Nënë Terezen e Rita Orën

Princi i Wellsit, Charles, i cili po qëndron në Serbi, në kuadër të turneut të tij në Ballkan,  ka mbajtur sot një fjalim në Parlamentin e Serbisë në Beograd, ku, ndër të tjera, ka folur për pajtimin në rajon, si dhe ka përmendur Nënën Terezë dhe Rita Orën.

“Sot, njerëzit nga Ballkani janë të mirënjohur në Britani në shumë fusha: në muzikën bashkëkohore, Rita Ora (të cilën kam pasur kënaqësinë e madhe ta dëgjoj duke kënduar për here të pare në Londër javën e kaluar)…”, ka thënë princi Charles.

“Ju keni shumë heronj ikonikë nga ky rajon. Nënë Tereza ka qenë, natyrisht, një shqiptare etnike, e lindur në Maqedoni, e besimit katolik. Diçka që ajo ka thënë ofron një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ne, çfarëdo qoftë besimi apo kombësia jonë: ajo ka thënë se ‘ne vetë ndjehemi se ajo që po bëjmë është vetëm një pikë në oqean. Por, oqeani do të ishte më i cekët po të mos ishte ajo pikë’”, ka thënë Charles në Parlamentin e Serbisë.

Ai ka shtuar se pajtimi kërkon angazhim nga të gjithë, nga udhëheqësit e shteteve dhe të besimeve, e deri te njerëzit e rëndomtë në qytetet dhe fshatrat e tyre, transmeton Express.

“Ai kërkon mbështetjen e miqve të afërt dhe të largët”, ka thënë princi Charles.

“Unë mund t’ju siguroj se Britania është me ju, teksa ju ndërtoni të ardhmen tuaj të përbashkët. Paqja dhe stabiliteti në rajon nënkupton që të gjithë ne, qoftë në Ballkan, qoftë në Mbretërinë e Bashkuar, apo kudo tjetër, do të mund të shijojmë një të ardhme më të sigurt dhe më me prosperitet. Bashkë, ne mund ta ndërtojmë këtë të ardhme”, ka thënë princi i Wellsit në Beograd.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori