LAJMI I FUNDIT:

Princi Charles sot vjen në Kosovë

Princi Charles sot vjen në Kosovë

Princi i Wellsit, Charles, bashkë me dukeshën Cornwll, sot pasdite do të mbërrijë në Kosovë.

Ata nesër do të fillojnë vizitën zyrtare në vendin tonë.


Kurse, dje në Kuvendin e Serbisë, princi Charles ka përmendur Nënë Terezën dhe Rita Orën.

Ai do të takohet me presidenten Jahjaga, ku edhe do të bëjë homazhe në Memorialin “Heroinat”, pastaj do të ketë një pritje nga Ambasada Britanike në Kosovë. Ai do ta vizitojë edhe KFOR-in, si dhe do të jetë i pranishëm në një konferencë ndër-fetare.

Me vizitën në Kosovë, Charles dhe dukesha Cornwll përfundojnë turneun e tyre gjashtë ditor në shtetet e Ballkanit. /Telegrafi/