LAJMI I FUNDIT:

Princi takon familjarët e të zhdukurve dhe bashkatdhetarët e tij (Foto/Video)

Princi takon familjarët e të zhdukurve dhe bashkatdhetarët e tij (Foto/Video)

Princit të Wellsit, Charles në sheshin “Ibrahim Rugova”, ka takuar qytetarë të shumtë të cilët e kanë falënderuar për vizitën e tij në vendin tonë.

Kurse, gra nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, i kanë kërkuar që t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që t’i kthejë më të dashurit e tyre të zhdukur, ndërsa kriminelet të dalin para drejtësisë.


Ai ka takuar edhe familjarët e personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Ferdane Qerkezi, me lot në sy iu rrëfye atij se i ende nuk i ka gjetur trupat e burrit dhe djemve të saj. Ajo luti princin Charles që t’i bëjë presion Serbisë që të kthejnë më të dashurit e tyre të zhdukur e që kriminelet të dalin para drejtësisë.

Ai dhe gruaja e tij kanë takuar edhe mbesën e familjes Jashari, Elheme Pireva, e cila i tregoi dukeshës së Cornwallit dhe presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, për rastin e familjes Jashari në Prekaz.

Princi i Uellsit, Charles, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar në një prej lokaleve të Prishtinës.

Ai është duke takuar bashkëqytetarët e tij të cilët punojnë dhe veprojnë në Kosovë.

Shkencëtarë, arkitektë, ndërmarrës, bursist, fotografë, organizata të ndryshme, media, aktorë të cilët punojnë në Britani e që janë kosovarë, po ashtu janë në këtë takim.

princi4

Princi3

Ai ka vizituar edhe shtabin e përgjithshëm të Forcave të Kosovës – KFOR-it – në Prishtinë, ku vuri kurora edhe te Memoriali i ushtarëve britanikë.

Princi5

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori