LAJMI I FUNDIT:

Prioriteti i LDK-së, largimi i Qeverisë Thaçi

Prioriteti i LDK-së, largimi i Qeverisë Thaçi

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputete në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar kryeministrin Hashim Thaçi për bllokimin e marrëveshjes për zgjedhjen e presidentit. Sipas saj, nuk ka çështje më të rëndësishme nacionale sesa largimi i qeverisë që drejtohet nga Thaçi.

“Ne mendojmë dhe jemi të sigurt se këtë lëmsh e ka krijuar kryeministri Thaçi, sepse i përshtatet që në postin e presidentit të ketë një njeri që nuk i thotë jo kurrë, përkundër vendimeve në dëm të Kosovës që ai i merr, përkundër asaj që një president është udhëheqës i politikës së jashtme e që duhet t’i thotë jo, sidomos kur flitet për veriun, për integritetin territorial, për heqjen në mënyrë antikushtetuese të ambasadorëve, vetëm pse nuk janë militantë të PDK-së, e shumë vendime të tjera të dëmshme”, ka thënë Osmani, shkruan Koha Ditore.

Këto komente deputetja Osmani i ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me përfaqësues të LDK-së në Gjakovë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori