LAJMI I FUNDIT:

Prishtina dhe Trepça ’89 do ta forconin Superligën shqiptare

Prishtina dhe Trepça ’89 do ta forconin Superligën shqiptare

Gazetarët nga Shqipëria dhe Kosova u kanë bërë thirrje institucioneve të të dyja vendeve që sa më shpejtë të realizojnë idenë e bashkimit të sportit.

“Sikur ne që u bashkuam sot, edhe sporti duhet të bashkohet”, ishte motoja e këtij takimi, cili u mbajt në hotel Swiss Diamond, falë presidentit të FC Prishtinës, Remzi Ejupi, i cili shtroi një drekë për të gjithë mysafirët.

Ejupi gjatë këtij takimi u ka bërë thirrje edhe mediumeve shqiptare të ndihmojnë në realizimin e kërkesës së FC Prishtinës dhe Trepçës ’89 që t’i bashkohen Superligës Shqiptare.

“Realizimi i një Lige të përbashkët nuk është një dëshirë e imja personale. Kjo është një trampolinë i forcimit të marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, dy shtete për një komb. Kjo nuk është një manovër që ne po e kërkojmë ta bëjmë kundër rregullave, por është një iniciativë që bazën e ka te dëshira dhe vullneti i mirë që nëpërmjet futbollit, artit dhe kulturës të afrojmë bashkimin kombëtar”, u tha Ejupi të pranishmëve në debatin që u organizua pas ndeshjes.

“Ne nuk jemi as kundër rregullave të vendosura nga ndërkombëtarët, por sigurisht edhe për të mos i prishur rregullat kombëtare, por nëpërmjet një dashamirësie mes palëve ne duhet dhe i kemi mundësitë ta afrojmë edhe me shumë bashkëpunim mes palëve”, citon Zëri fjalët e presidentit të klubit të FC Prishtina.

Kërkesë drejtuar medieve dhe analistëve shqiptarë për t’i mbështetur në rrugën e tyre për pranim ndërkombëtar, ka bërë edhe presidenti i Trepça ’89, Abedin Zeka, sipas të cilit, pranimi i këtyre dy ligave, do ta hijeshojë Superligën shqiptare dhe do ta bëjë shumë me rivalizuese me shikueshmëri më të madhe.

Nga anën tjetër, analisti nga Shqipëria, Bashkim Tufa, i ka bërë thirrje presidentit të Prishtinës, të jetë i pranishëm në asamblenë e FSHF dhe aty të kërkojë pranimin, pasi që sipas tij, asnjë njeri nuk është kundër inkuadrimit të këtyre dy ekipeve.

“Kjo iniciativë e juaja zoti president është për t’u çmuar, dhe unë jam për. Do të doja nga ju që në asamblenë e FSHF-së, të jeni aty dhe para kuvendarëve të bëni këtë kërkesë. Askush nuk besoj se duhet të kundërshtojë këtë ide”, tha Tufa.

Sinjale bashkimi ka dërguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, duke thënë se kjo çështje është e pashmangshme në të ardhmen. Krejt në fund, Ejupi u ka dërguar një mesazh të gjithëve.

“Unë jam një mik i medies dhe pa modesti quaj veten pjesë integrale e medias dhe këtë e bëjë prej shumë vite me dëshirën e mirë që t’i shërbej vendit tim, të iu shërbej Kosovës dhe Shqipërisë, sepse për mua dhe për ju të gjithë, Kosova dhe Shqipëria janë një. Ne si klub kemi ardhur në odën e juaj dhe tash ju mbetët juve se ku do të na bëni vendin, pas deri apo te kreu”.

FC Prishtina dhe Trepça ’89 kanë shprehur interesimin e tyre që të bëhen pjesë e Superligës Shqiptare dhe kanë paralajmëruar se së shpejti do të aplikojnë për regjistrim në territorin e Shqipërisë, e më pas edhe ta bëjnë këtë për të qenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori