LAJMI I FUNDIT:

Prishtina triumfon në derbi

Prishtina triumfon në derbi

Prishtina ka arritur të triumfojë në udhëtim në Prizren tek Liria falë një ndeshje fantastike nga mesfushori Endrit Krasniqi.

Ndeshja nisi me iniciativën e lehtë të Prishtinës në pjesën e parë ku kërkonin golin në fillim të ndeshjes.


E një gjëje të tillë bardh e kaltërtit ia arritën në minutën e 10-të nëpërmjet futbollistit të tyre më të mirë Endrit Krasniqi.

Krasniqi mori një top në mesfushë dhe me një goditje të saktë nga 25 metra mposhti portierin vendas Ruxhi.

Pas epërsisë së Prishtinës, vendasit morën iniciativë për ta barazuar rezultatin dhe një gjëje të tillë ia arritën në minutën e 36-të kur shënoi mbrojtësi Visar Berisha pas asistimit nga Liridon Fetahaj.

Me rezultatin e barabartë 1:1 përfundoi pjesa e parë.

Ashtu si pjesën e parë edhe të dytën Prishtina e nisi më mirë falë super mesfushorit Endrit Krasniqi.

Mesfushori i talentuar shënoi një gol tjetër spektakolar kësaj radhe nga gjuajtja e lirë në minutën e 49-të të ndeshjes.

Liria ka mundur të barazonte rezultatin pas një gabimi nga portieri prishtinas Alban Muqiqi por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Pas kësaj fitore Prishtina prinë në renditje pas dy javëve me pikë të plota gjashtë, ndërsa Liria mbetet pa pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori