LAJMI I FUNDIT:

Pritet pajtimi, për +383-shin! (Video)

Pritet pajtimi, për +383-shin! (Video)

Fillimi i javës së ardhshme do të jetë i ngjeshur me takime mes palës kosovare dhe asaj serbe. Nga e hëna e deri të mërkurën, ekipet negociatore të nivelit teknik do të zhvillojnë takime për kodin telefonik shtetëror të Kosovës.

Kosova e Serbia nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët rreth këtij kodi, pavarësisht se kohë më parë kanë rënë dakord për të bërë marrëveshje.


Që nga janari, palët janë takuar por këto takimet kanë dështuar ngase Serbia ka paraqitur kërkesa shtesë.

Pala serbe ka insistuar që thirrjet e operatorit të ri të trajtohen si thirrje lokale, duke mos shtypur fare kodin ndërkombëtarë. Gjithashtu, Serbia ka kërkuar që operatori i përkohshëm të operojë në më shumë antena bazë se sa që parasheh marrëveshja. /Gazeta Tribuna/