LAJMI I FUNDIT:

Pritet të testohet vaksina e re kundër klamidisë, infeksion tejet i rrezikshëm për gratë

Pritet të testohet vaksina e re kundër klamidisë, infeksion tejet i rrezikshëm për gratë
-->

Përderisa ekziston ilaçi për klamidinë – një ndër sëmundjet më të zakonshme seksualisht të transmetueshme – shërimi i saj mund të mos jetë edhe aq i lehtë.

Klamidia shpeshherë nuk ka simptoma të qarta dhe nëse nuk trajtohet mund të jetë shumë e dëmshme, e veçanërisht për gratë, transmeton Telegrafi.

Por, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën Vaccine, doktorët mund ta kenë gjetur një kandidat për vaksinën e klamidisë që do të parandalonte shpërndarjen e saj.

Sipas International Business Times, rreth 113 milionë njerëz në botë janë të prekur me këtë sëmundje. Nëse jeni shumë simptomatike, kjo do të thotë se infeksioni nuk ndikon në jetën tuaj të përditshme, por pa trajtimin e duhur, klamidia mund të shkaktoj dëme serioze në organet riprodhuese të grave, gjë që lidhen me pamundësinë për të mbetur shtatzënë.

Prandaj, zhvillimi i një vaksine të tillë mund t’i parandaloj njerëzit të infektohen, e ky është hap i madh drejt sigurimit të njerëzve nga kjo sëmundje dhe efektet e saja të rrezikshme.

Studimi ka testuar efektivitetin e vaksinës tek minjtë dhe hulumtuesit kanë zbuluar se minjtë kishin pasur 95 për qind sukses në zvogëlimin e këtij infeksioni, e gjithashtu infeksioni ishte pastruar shumë më shpejt sesa tek minjtë që nuk e kishin marrë vaksinën.

Tani mbetet që kjo vaksinë të testohet vetëm tek njerëzit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori