LAJMI I FUNDIT:

Pritje të gjata në kufirin Kosovë-Maqedoni (Foto)

Pritje të gjata në kufirin Kosovë-Maqedoni (Foto)

Në pikë-kalimin kufitar Kosovë-Maqedoni në Hanin e Elezit sot është krijuar një kolonë e gjatë automjetesh që po presin për të hyrë në Maqedoni.

Qytetarët e Kosovës, që këtë të shtunë kanë mësyrë Maqedoninë, po përballen me pritje të pazakonshme në pikë-kalimin kufitar në Hanin e Elezit.

Sipas qytetarëve kolonë e gjatë e automjeteve është krijuar vetëm në anën e Kosovës, në hyrje për Maqedoni, kurse nga Maqedonia për Kosovë, kalimi i kufirit po rrjedh normalisht.

“Jemi duke pritur qe një orë në kufi”, i ka thënë një qytetar Telegrafit.

Në fotografinë e dërguar nga ky qytetar, shihen kolonat e gjatë të automjeteve në pritje për ta kaluar kufirin.

Qytetarëve nuk iu është dhënë asnjë shpjegim se pse po ndodhë kjo vonesë, nga autoritetet kufitare të Kosovës. /Telegrafi/

kufiri1