0Shares

Tri gota jogurt ose qumësht pa yndyrë në ditë i forcojnë eshtrat, ka zbuluar një studim i ri amerikan.

Shkencëtarët amerikanë kanë vërtetuar se personat e moshës së mesme, që pinë së paku tri gota jogurt ose qumësht në ditë, kanë dendësi më të madhe të eshtrave, që do të thotë se eshtrat e tyre janë më rezistuese ndaj thyerjeve. Por, një efekt të tillë nuk e kanë për shembull konsumimi i akullores ose ajkës.

Dr. Shivana Sahni nga “Hebrew SeniorLife Institute of Ageing Research” që është e lidhur me Universitetin e Harvardit ka thënë se si produktet e qumështit përmbajnë disa përbërës të rëndësishëm, të cilët janë të mirë për shëndetin e eshtrave. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)