LAJMI I FUNDIT:

Prof.Ass. Mybera Ferizi, dermatovenerologe

Prof.Ass. Mybera Ferizi, dermatovenerologe

Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com
Për shumë pyetje, ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.

Prof.Ass. Mybera Ferizi,
dermatovenerologe
tel: 044 238 750



Duke ju falënderuar për mundësinë që na jepni, do të doja të bëja dy pyetje.
Jam 50 vjeçe, në periudhën e menopauzës. Shpesh kam avuj të brendshëm të cilët më bëjnë të ndihem jo komforte në ambientet e zyrave. Si mund të pakësoj djersitjen e tepërt.
Vajzës, në moshën 26 vjeçe, shtatzënë, para një muaji, i kanë dalë në lëkurën e kokës, nga mbrapa, njolla si kafe. A mos janë kërpudha lëkure dhe si duhet të veproj.
Me respekt, në pritje të përgjigjes.

PËRGJIGJE:
Lirisht mund t’ju them se kjo është një dukuri shoqëruese e fazës së menopauzës dhe, përveç veshjeve më të lehta, të pambukta, mundeni të përdorni edhe tab.Vit. B6, 2×1, të cilat ju ndihmojnë.
Për njollat në regjionin e qafës, mund të ju them se mundeni të përdorni krem Myconazol 2%, 2x lyerje për 3-6 javë dhe pastaj ta konsultoni një dermatolog më të afërt.


E nderuara dr. Ferizi. Ka së paku dy javë që kam vërejtur disa probleme në shputën e këmbës së majtë (tash kanë filluar edhe në shputën tjetër), pjesa mes gishtërinjve si dhe nën shputë. Lëkura në ato pjesë thahet, krijohet si shtresë e trashë dhe më pastaj lëvorohet. Nuk kam kruarje, as ndryshime në ngjyrë, puçrra apo diç tjetër. Përndryshe jam 35 vjeç, punoj në Afganistan (këtu nuk kemi dermatolog që do të mund të konsultohesha si dhe mjekimet dhe barnat janë shumë të kufizuara). Nëse sadopak vlen si informatë, ushqimi kryesisht është i thatë dhe i njëjtë.
Kam provuar me losione për zbutje të lëkurës (ato që mund të gjinden këtu në treg), por më kanë krijuar plasaritje mes gishtërinjve si dhe kruarje. Kështu, e kam ndërprerë përdorimin e tyre.
Ju falënderohem paraprakisht për kohën dhe këshillat e juaja.
Me respekt.

PËRGJIGJE:
Aq sa më keni shpjeguar për sëmundjen tuaj në mes të gishtërinjve, do t’ju këshilloj të përdorni kremin Lamisil 2x për 4 javë dhe këmbët të pudrosen më shpesh me pulvis Obytin ose Canesten 2-3x ditën.


Përshëndetje doktoreshë. Jam shumë e shqetësuar, kam bërë analizat, më kanë dalë të ngritura. Po më shfaqen puçrra të kuqe nën lëkurë dhe po më kruhen. Po më mundon edhe lukthi, tensioni 170/90-100.
Rezultatet janë këto: Helicobacter pylori pozitiv +, Se-i eritrociteve 35/70, Nr.i eritrociteve 4,64, Hemoglobina 1,48,
Leukocitet 11,7, Hematokriti 42, Glikemia 7,6, Holesteroli 9,0, Trigliceridet 1,6.
Doktoresha më ka dhënë këto barna: Ospamox dt 1000mg, Sivinar 20mg, Nipodur,150mg, Amlopin 5mg. Ka një javë që marr këto barna, por prapë po më shfaqen puçrrat në trup.
Të lutem, çka më preferoni?
Respekt.

PËRGJIGJE:
E nderuara lexuese. Të lutem e bëni një konsultim me gastroenterologun për bakterin që të ka dalë pozitive dhe pastaj vizitoje dermatologun në klinikë, që të konstatohet cila diagnozë është e saktë për gjendjen e lëkurës. Më mungon mosha e juaj që do të më ndihmonte të të jap më shumë detaje.


Vajza ime është 8 vjeçe, ka një problem me lëkurë. Në gjithë trupin i dalin puçrra të kuqe të mbushura me ujë, të cilat rriten. Ka edhe temperaturë. Me këtë problem vajza po përballet qe një vit. Kur ka përdorur Jod dhe Stanicid, i janë larguar, por tash është në gjendje të njëjtë.
Çka më rekomandoni ju doktoreshë e nderuar?

PËRGJIGJE:
E nderuara lexuese. Vajza e juaj ka një infeksion i cili vërtet mund të përsëritet. Duhet të hulumtohet mos ka ndonjë gjendje anemie, ose i ngacmon puçrrat dhe shpeshtohen.


Përshëndetje.Shqetësimi im është se jam diagnostifikuar me sëmundjen e lëkurës: Morphea-Tinea pedis pro anamnesis. Dëshiroj të di se prej nga vjen kjo sëmundje, shkaktarët e saj, sa është e rrezikshme si dhe a është e shërueshme.
Me respekt, qytetarja nga Prishtina.

PËRGJIGJE:
Së pari të ju sqaroj se Morphea është një gjendje më serioze, kurse Tinea pedis është një infeksion mykotik dhe i shërueshëm. Por cila është diagnoza e vërtet nuk e di. Mirë do të ishte të vini në klinikë dhe ta vërtetojmë diagnozën.


Përshëndetje e nderuar. Jam 25 vjeçe dhe që nga mosha 13 vjeçare më janë shfaqur disa njolla të bardha, pra mungesë pigmenti në lëkurë. Njollat i kam në gjunjë dhe në bërryla, por edhe nga pak në pjesë tjera të trupit dhe besoj që këtë mungesë pigmenti e kam trashëguar nga nëna, por asaj herë i largohen e herë i dalin. Të njëjtin rast si nena e ka edhe vëllai, ndërsa mua më kanë mbetur ashtu siç më janë paraqitur.
Dëshiroj të di, a mund të largohen, dhe çfarë më propozoni ju?
Faleminderit.
PËRGJIGJE:
E nderuar. Mendoj se nga përshkrimi i juaj duhet të jetë një problem i pigmentimit të lëkurës dhe si bazë mundet me qenë i trashëguar. Por ju këshilloj të na vizitoni në Klinikën e dermatologjisë, ku do të kërkojmë disa analiza për hulumtim të shkaktarit të mundshëm dhe kemi suksese të shpeshta në mjekimin e këtij problemi.


Përshëndetje, unë kam një shqetësim dhe besoj të gjej një zgjidhje. Vëllau im vuan nga sëmundja vitiligo dhe po e mundon shumë. Kam dëshirë ta di se a mjekohet kjo sëmundje?
Shpresoj të marr një përgjigje.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Për fatin e vëllait tënd nuk mundem t’ju përgjigjem pa të dhëna të sakta: Sa vjeçar është ai, sa kohë ka që i ka këto ndërrime, a ka përdorë diçka deri më tani. Është e domosdoshme vizita dhe pastaj konstatoj për mundësitë për shërim. Edhe pse tani ka raste të shumta që janë shëruara nga kjo sëmundje.


Përshëndetje. Jam një vajzë 30 vjeçe dhe kam një pyetje. Gjatë ditës vendosi një krem në fytyrë me spf 30 dhe më pas vendosi make up. Dua të di, vendosja e make up-it a e pengon filtrin mbrojtës të kremit?
Me respekt.

PËRGJIGJE:
E nderuara Imelda. Së pari të tregoj se kremet mbrojtëse me SPF 30 i dedikohet rasteve me lëkurë të ndjeshme, lëkurë e cila ka ndieshmëri të theksuar ndaj rrezeve të diellit. Të gjitha kompanitë kozmetike me renome kanë cilësi të lartë të preparateve kozmetike, e në këtë rast edhe të kremave për mirmbajtjen e fytyrës, dhe në to kanë të inkorporuar edhe faktorin mbrojtës nga dielli. Prandaj përveç në muajt kur jemi të ekspozuar gjatë dhe me intenzitet të lartë rrezeve të diellit, kremrat mbrojtëse nuk do të kemi nevoj t’i përdorim.


PËRGJIGJE:
E nderuara lexuese. Infeksionet e thonjve munden me qenë nga infeksionet qoftë mykotike ose bakteriale, por munden me qenë edhe nga faktorë të tjerë, si psh. nga anemitë, psoriaza vulgare, çrregullimet e ushqyeshmërisë së pllakës së thoit, nga mosfunksionimi i gjëndrave endokrine e shumë e shumë shkaqe tjera. Nëse e keni vërtetuar se është infeksion mykotik, atëherë terapia e dhënë është në rregull, por duhet ta përdorni më gjatë, sepse thoi i këmbës rritet më ngadalë. Për një kontroll plotësues, mundeni të vini në Klinikën e Dermatovenerologjisë në QKUK.


E nderuara doktoreshë. Ka 3-4 muaj që përreth organeve gjenitale më janë shfaqur ca si puçrra të vogla dhe të kuqërremta. Mjeku më ka thënë se bëhet fjalë për condylloma accuminata.
Çka është condyloma accuminata? Si mjekohet? Sa është efikas mjekimi? A ka ndonjë pasojë për mua dhe partneren time (ajo tashmë është shtatzënë në muajin e 4-të)?
Të lutem doktoreshë, si mund të dal nga kjo gjendje, e cila na jep një lloj ankthi.

PËRGJIGJE:
I nderuari lexues. Për informatat e kërkuara, ju këshilloj të lexoni artikullin të cilin do ta gjeni në faqen për shëndetësi (https://telegrafi.com/shendetesi/lythat-gjenitale-dhe-trajtimi-i-tyre-51-27.html).
Nëse edhe partnerja ka ndërrime të ngjashme, atëherë të paraqitet te gjinekologu për një kontrollim më të plotë dhe të trajtohet para se të vjen koha për me lindë se mund të shoqërohet me bartjen e condyllomave te fëmija i porsalindur.


Përshëndetje doktoreshë. Ka disa vite që më janë paraqitë do shenja në lëkurë dhe dita-ditës po bëhen të padurueshme. Jam diagnostikuar me Psarions vulgaris. Testet TPHA, VDRI dhe RPR, kanë dalë negative. Nëse nuk përdori terapi, më përkeqësohet gjendja e lëkurës dhe po bëhet e padurueshme.
Jam në pritje të përgjigjes tuaj.

PËRGJIGJE:
I nderuari lexues. Mendoj se duhet të vini në Klinikën e Dermatovenerologjisë dhe të konstatojmë gjendjen e tanishme për të caktuar trajtimin e mëtutjeshëm si dhe këshillimin e duhur.


Përshëndetje. Jam 24 vjeçar. Kam problem me condilloma në penis. Ka tetë muaj që nuk po hiqen edhe pse po përdori terapi të caktuar nga dermatologu. Në fillim me laser, tash me azot. Mirëpo, apo hiqen, më shfaqen përsëri.
Ju lutem, më tregoni çfarë duhet të bëj?
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Ju duhet te paraqiteni gjithsesi për trajtim plotësues. Përveç krioterapisë, duhet të përdoren edhe terapi plotësuese, e cila do ta bënë shërimin e plotë. Ejani të martën ose të enjten nga ora 9:00 në Klinikën e Dermatovenerologjisë.


Përshëndetje. Kam lindur një vajzë dhe tash më janë lajmëruar venat në këmbë. A ka mundësi t’i eliminoj?
Pres përgjigje nga ju. Respekt.

PËRGJIGJE:
Venat janë më të theksuara, zakonisht pas lindjes dhe për këtë shqetësim duhet të konsultoni kirurgun vaskular, i cili varësisht nga stadi i paraqitjes së venave, aplikon edhe metoda të ndryshme kirurgjike apo jokirurgjike me injeksione.


Në mollëzat e fytyrës kam kapilare të pëlcitura, a mund t’i eliminohen me operacion apo vetëm me anë të laserit ose ndonjë preparati tjetër.
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
Tretmani i kapilarëve të paraqitur në fytyrë bëhet duke filluar nga aplikimi i disa injeksioneve të ashtuquajtura sklerotizant, e pastaj me rreze laser, ndërsa me operacion nuk trajtohen, pra nuk shërohen.


E nderuar doktoreshë. Desha t’ju pyes në lidhje me disa grumbullime të yndyrës në brendi të lëkurës në formë të rrumbullakët. Po supozoj që janë me përbërje dhjamore. Desha të di se nga çfarë shkaku mund të shfaqen dhe si mund të eliminohen.

Faleminderit!

PËRGJIGJE:

Së pari duhet të dimë çfarë moshe jeni ju dhe në cilat regjione i keni ato grumbullime të yndyrës. Një ndër shkaqet e shpeshta është çrregullimi i metabolizmit që është i shpeshtë te obezët (adipoz/të trashë). Mund të jetë me trashëgimi, etj.

Ka mënyra të trajtimit pasi që konstatohen analizat laboratorike të gjakut


Përshëndetje, Prof. Jam i moshës 45 vjeçare, para 5 viteve kanë nisur të më dalin qimet në shpinë, por ka një vit që po më rriten shumë. Ju lutem, mos është ndonjë sëmundje, dhe a ka mundësi të largohen?

Peshën e tepërt e kam zvogëluar dukshëm, por edhe dhe yndyrat.

Ju përshëndes.

PËRGJIGJE:

I nderuari lexues. Juve ju rekomandoj sa më parë të paraqiteni për një konsultim dhe pastaj do të caktojmë mënyrën e shërimit. Ka gjithsesi mundësi për largimin e qimeve të tepërta, por së pari duhet të konstatojmë gjendjen hormonale si e keni. Ejani lirisht për një konsultim.


Përshëndetje. Jam një vajzë 30 vjeçe dhe kam një pyetje. Gjatë ditës vendosi një krem në fytyrë me spf 30 dhe më pas vendosi make up.

Dua të di, vendosja e make up-it a e pengon filtrin mbrojtës të kremit?

Me respekt, Imelda.

PËRGJIGJE:

E nderuara Imelda. Së pari të tregoj se kremet mbrojtëse me SPF 30 i dedikohet rasteve me lëkurë të ndjeshme, lëkurë e cila ka ndieshmëri të theksuar ndaj rrezeve të diellit.

Të gjitha kompanitë kozmetike me renome kanë cilësi të lartë të preparateve kozmetike, e në këtë rast edhe të kremave për mirmbajtjen e fytyrës, dhe në to kanë të inkorporuar edhe faktorin mbrojtës nga dielli. Prandaj përveç në muajt kur jemi të ekspozuar gjatë dhe me intenzitet të lartë rrezeve të diellit, kremrat mbrojtëse nuk do të kemi nevoj t’i përdorim.


Përshëndetje, unë kam një shqetësim dhe besoj të gjej një zgjidhje. Vëllau im vuan nga sëmundja vitiligo dhe po e mundon shumë. Kam dëshirë ta di se a mjekohet kjo sëmundje?

Shpresoj të marr një përgjigje.

Endriti.

PËRGJIGJE:

I nderuari Endrit. Për fatin e vëllaut tënd nuk mundem t’ju përgjigjem pa të dhëna të sakta: Sa vjeçar është ai, sa kohë ka që i ka këto ndërrime, a ka përdorë diçka deri më tani.

Është e domosdoshme vizita dhe pastaj konstatoj për mundësitë për shërim. Edhe pse tani ka raste të shumta që janë shëruara nga kjo sëmundje.


Jam 56 vjeçar dhe qe një kohë të gjatë kam disa puçrra në trup ngjyrë të murrme, nuk më dhëmbin fare, kanë formën e kërpudhës. Mjeku i përgjithshëm më kanë thënë se nuk ka gjë brengosëse, vetëm më preferoi që të mos i ekspozohem diellit verës. Nganjëherë kur I ngacmoj, qesin gjak.
Doktoreshë, ju lutem, më udhëzoni si të veprojë?
Ju faleminderit për sugjerim.
Ju përshëndes.

PËRGJIGJE:
I nderuari lexues, ju me keni bërë një përshkrim të ndërrimeve që i keni, por më duhet të ju sugjeroj të vini në klinikën për sëmundjet e lëkurës dhe të vendosim për trajtim tutje.

Përshëndetje jam një vajzë 20 vjeçe, ka dy vite që kam probleme me flokët që nuk më rriten fare. Më janë shfaqur disa puçrra si zbokth, janë të bardha dhe kruhen. Kam vizituar dermatologun, më ka rekomanduar një krem sinodrem, një shampon ciriton dhe kam përdorur me qindra shampona tjerë, kremra, po pa sukses. Në kohën e fundit më janë shfaqur edhe në bërryla të krahëve dhe në fytyrë.
Pres përgjigjen tuaj.

Ju faleminderit.
Arta.

PËRGJIGJE:
E nderuara Arta. Ndërrimet që keni përshkruar mendoj se do të janë diç më serioze. Mundet me qenë në pyetje një Lupus si i themi ne dermatologët apo ndonjë psoriazë, por nuk mund të them diagnozën e vërtet pa ju pa. Prandaj, ju lutem ejani në kliniken për sëmundjet e lëkurës dhe do t’ju diagnostikojmë saktë.

Përshëndetje. Jam 36 vjeçar. Kam problem me condilloma. Ka gjashtë muaj që nuk po hiqen (një hiqet, tjetra del), edhepse po përdori terapi të caktuar nga dermatologu. Është një lloj acidi i përpunuar. Po hiqen dhe më shfaqen përsëri.
Ju lutem, më tregoni çfarë duhet të bëj?
Ju falënderoj paraprakisht!

PËRGJIGJE:
I nderuar. Lythat gjenitale ose siç i quajmë kondillomat aluminate, janë infeksion viral dhe mjekimi zgjat pak më gjatë. Ka barna të ndryshme, por nganjëherë duhet të bëjmë kombinimin e terapisë derisa të shërohen.
Mos u brengosni, por vazhdoni t’i mjekoni derisa të largohen krejt. Në klinikën e dermatologjisë punojmë çdo ditë për këtë problem.


Jam 56 vjeçar dhe qe një kohë të gjatë kam disa puçrra në trup ngjyrë të murrme, nuk më dhëmbin fare, kanë formën e kërpudhës. Mjeku i përgjithshëm më kanë thënë se nuk ka gjë brengosëse, vetëm më preferoi që të mos i ekspozohem diellit verës. Nganjëherë kur I ngacmoj, qesin gjak.
Doktoreshë, ju lutem, më udhëzoni si të veprojë?
Ju faleminderit për sugjerim.
Ju përshëndes.

PËRGJIGJE:
I nderuari lexues, ju me keni bërë një përshkrim të ndërrimeve që i keni, por më duhet të ju sugjeroj të vini në klinikën për sëmundjet e lëkurës dhe të vendosim për trajtim tutje.


Përshëndetje jam një vajzë 20 vjeçe, ka dy vite që kam probleme me flokët që nuk më rriten fare. Më janë shfaqur disa puçrra si zbokth, janë të bardha dhe kruhen. Kam vizituar dermatologun, më ka rekomanduar një krem sinodrem, një shampon ciriton dhe kam përdorur me qindra shampona tjerë, kremra, po pa sukses. Në kohën e fundit më janë shfaqur edhe në bërryla të krahëve dhe në fytyrë.
Pres përgjigjen tuaj.
Ju faleminderit.
Arta.

PËRGJIGJE:
E nderuara Arta. Ndërrimet që keni përshkruar mendoj se do të janë diç më serioze. Mundet me qenë në pyetje një Lupus si i themi ne dermatologët apo ndonjë psoriazë, por nuk mund të them diagnozën e vërtet pa ju pa. Prandaj, ju lutem ejani në kliniken për sëmundjet e lëkurës dhe do t’ju diagnostikojmë saktë.


Përshëndetje. Jam 36 vjeçar. Kam problem me condilloma. Ka gjashtë muaj që nuk po hiqen (një hiqet, tjetra del), edhepse po përdori terapi të caktuar nga dermatologu. Është një lloj acidi i përpunuar. Po hiqen dhe më shfaqen përsëri.
Ju lutem, më tregoni çfarë duhet të bëj?
Ju falënderoj paraprakisht!

PËRGJIGJE:
I nderuar. Lythat gjenitale ose siç i quajmë kondillomat aluminate, janë infeksion viral dhe mjekimi zgjat pak më gjatë. Ka barna të ndryshme, por nganjëherë duhet të bëjmë kombinimin e terapisë derisa të shërohen.
Mos u brengosni, por vazhdoni t’i mjekoni derisa të largohen krejt. Në klinikën e dermatologjisë punojmë çdo ditë për këtë problem.


Jam Martini nga Gjakova dëshiroj që të më ndihmoni. I kam flokët e thatë dhe më janë rrallue përpara. Mjekja në ambulantë më ka dhënë këto barna:
1.Full Spectrum
2.Stres Managment- Calivita
3.Vitamin C 500mg dhe shampon Foltene women, por jam mashkull, ndoshta nuk prishë punë pas këtij shamponi të filloj me Head and shoulders apo Nivea?
Pres këshillën tuaj.

PËRGJIGJE:
I nderuari lexues. Se pari kemi të dhëna se sa vjeç jeni dhe sa kohë ka që ka filluar rënia e flokëve. Sa i përket kualitetit të flokëve varet nga shëndeti në përgjithësi, profesioni dhe trashëgimia. Pra, sa i përket terapisë është e domosdoshme të kontaktoni një dermatolog me përvojë për të caktuar terapinë e përshtatshme.


Përshëndetje doktoreshë, jam 30 vjeç dhe nga viti 2001 vuaj nga psoriaza vulgaris, kam probleme në kokë dhe në shpinë. Kam pasur disa vizita te doktor të ndryshëm, por pa ndonjë sukses. Për momentin përdori vetëm belasolic.
Të lutem, më ndihmoni dhe më tregoni se a ka ndonjë ilaç tjetër më të mirë që do të më ndihmonte më shumë, sepse kam frikë se do të më përhapet në tërë trupin.
Flm, me respekt.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Psoriaza vulgare dhe format tjera të psoriazes janë gjendje e lëkurës e cila është e trashëguar dhe me fjalë më të qarta është një defekt i trashëguar që sjell te manifestimi i ndërrimeve të dukshme në lëkurë. Në të kaluarën këto ndërrime pak janë ndihmuar, por tani ka mjaftë barna dhe trajtime që e ndihmojnë dhe e zbusin gjendjen në lëkurë. Dielli është me ndikim shumë pozitiv për largimin e këtyre ndërrimeve, por edhe një terapi e kombinuar ju ndihmon shumë. Pra, nuk ka arsye për brengosje, se me këtë gjendje do plakeni.


Përshëndetje, jam 21 vjeçe dhe kam lytha vaginale që po shumohen. Dhimbje nuk kam, por jam mjaft e brengosur. Të lutem, më tregoni si mund të largohen këto lytha, si shkaktohen dhe a mund të kenë ndonjë ndikim në vonesën e ciklit menstrual? Pres përgjigjen me padurim.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Lythat gjenitale shkaktohen nga një virus i cili shkakton edhe lythat në duar, fytyrë apo duar, por janë tipe të ndryshme. Sigurisht që nuk do të pret të largohen vet, por do të paraqiteni në Klinikën e Dermatologjisë në Prishtinë dhe do t’ju caktojmë terapinë e duhur dhe trajtimin adekuat. Në vonesën e ciklit menstrual nuk kanë ndikim.


Përshëndetje, jam 18 vjeçe. Kam një lëkurë të thatë dhe jam anemike. Ka një vit që kanë filluar të më paraqiten puçrrat, kurrë nuk kam ndërhyrë me thonj mbi fytyrë, por vetëm e kam pastruar me kamomil ose me ujë. Nuk kam përdorë kremra apo losione. Kohë më parë fillova të mbaj një regjim strikt, dietë pa karbohidrate, si çokollata, sheqer nuk haja, asgjë të ëmbël (përveç drithërave) dhe herë pas here ushqim skare. Gjithashtu konsumoj shumë ujë, 3l në ditë, çaj të gjelbër. Ka një muaj që e kam rifilluar këtë dietë dhe puçrrat më janë larguar, por jo plotësisht. Lëkura shpesh më qërohet dhe ka një ngjyrë shumë të zbehtë, kam pak njolla të zeza. Do të doja të dija se çfarë të përdor në mënyrë që të kem një lëkurë krejtësisht të pastër…ndonjë krem apo losion. Gjithashtu, në lëkurën e trupit herë pas here më paraqiten disa si zgjebe në formë të rrathëve të vegjël në zona te caktuara, jo në tërë trupin. Pse? Pres përgjigjen tuaj.
Faliminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuar lexuese. Me kujdes e lexova pyetjen e juaj dhe kuptova se keni probleme me lëkurën e juaj si të fytyrës ashtu edhe në trup. Së pari konstatoj se lëkura e juaj duhet të takon lëkurës së kombinuar, çka do të thotë në ballë, hundë dhe mjekër mundet me qenë më e yndyrshme, kurse në faqe e thatë. Njollat e e zeza si i thoni ju ndërlidhen me lëkurën e yndyrshme sikurse edhe puçrrat, por qërimi dhe ngjyra e zbehtë është karakteristikë e lëkurës së thatë. Prandaj, ju këshilloj të kontaktoni një dermatolog (mundësisht në klinikë) ku do të vërtetohet problemi i juaj. Më vjen keq, por nuk praktikoj dhënien e terapisë pa e pa gjendjen e lëkurës te pacienti, sepse vlerësimi i mjekut e përcakton edhe terapinë.
Çdo të hëne punoj në ambulancën e klinikës së Dermatovenerologjisë nga ora 9 paradite.


Përshëndetje e nderuar. Jam 25 vjeçe dhe që nga mosha 13 vjeçare më janë shfaqur disa njolla të bardha, pra mungesë pigmenti në lëkurë. Njollat i kam në gjunjë dhe në bërryla, por edhe nga pak në pjesë tjera të trupit dhe besoj që këtë mungesë pigmenti e kam trashëguar nga nëna, por asaj herë i largohen e herë i dalin. Të njëjtin rast si nena e ka edhe vëllai, ndërsa mua më kanë mbetur ashtu siç më janë paraqitur.
Dëshiroj të di, a mund të largohen, dhe çfarë më propozoni ju?
Faleminderit. Me respekt, Violeta.

PËRGJIGJE:
E nderuara Violeta. Mendoj se nga përshkrimi i juaj duhet të jetë një problem i pigmentimit të lëkurës dhe si bazë mundet me qenë i trashëguar. Por ju këshilloj të na vizitoni në Klinikën e dermatologjisë, ku do të kërkojmë disa analiza për hulumtim të shkaktarit të mundshëm dhe kemi suksese të shpeshta në mjekimin e këtij problemi.


Jam nënë e tre fëmijëve .Vajza e madhe ka probleme me flokë, të gjitha analizat i kanë dalur mirë, mirëpo terapia e përdorur nuk ka rezultuar e suksesshme. Mjeku i ka dhënë kremra për t’i lyer flokët dhe shurup për ta pirë, por pa ndonjë efekt. Vajzës, pjesë-pjesë i bien flokët nga pjesa e veshëve më së shumti të dy anët (vajza është 7 vjeçe). Gjithashtu, mjeku më ka preferuar të konsultohemi edhe me psikologun, ama atje nuk e kam dërguar vajzën (nuk e di se sa adekuate është ajo terapi). Vajzën e kam pasur edhe te pediatri, te dermatologu. Ju kisha lutur shumë që të më preferoni se çfarë të bëj. Mbes me shpresë që do të më jepni një këshillë.
P.S. Fëmijët tjerë, nuk e kanë këtë problem.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Rënia e flokëve shpesh ndërlidhet me anemi, me infeksione diku në organizëm, probleme me dhëmbë të sëmurë, por nuk përjashtohen edhe te personat më të ndieshëm apo më mirë me thënë më nervoz. Nëse krejt analizat e bëra kanë qenë në kufijt normal si i themi ne, atëherë të sugjeroj me e konsultue edhe një psikolog. Pse jo, me e konstatuar gjendjen emocionale të vajzës. Mos hezito, sepse psikologu do të ju ndihmon, besoj. Nëse edhe në këtë drejtim është në kufijt normal, ju lus të vini edhe njëherë në Klinikën e Dermatologjisë.


Përshëndetje. Jam një vajzë 30 vjeçe dhe kam një pyetje. Gjatë ditës vendosi një krem në fytyrë me spf 30 dhe më pas vendosi make up. Dua të di, vendosja e make up-it a e pengon filtrin mbrojtës të kremit?
Me respekt, Imelda.

PËRGJIGJE:
E nderuara Imelda. Së pari të tregoj se kremet mbrojtëse me SPF 30 i dedikohet rasteve me lëkurë të ndjeshme, lëkurë e cila ka ndieshmëri të theksuar ndaj rrezeve të diellit. Të gjitha kompanitë kozmetike me renome kanë cilësi të lartë të preparateve kozmetike, e në këtë rast edhe të kremave për mirmbajtjen e fytyrës, dhe në to kanë të inkorporuar edhe faktorin mbrojtës nga dielli. Prandaj përveç në muajt kur jemi të ekspozuar gjatë dhe me intenzitet të lartë rrezeve të diellit, kremrat mbrojtëse nuk do të kemi nevoj t’i përdorim.


Përshëndetje, unë kam një shqetësim dhe besoj të gjej një zgjidhje. Vëllau im vuan nga sëmundja vitiligo dhe po e mundon shumë. Kam dëshirë ta di se a mjekohet kjo sëmundje? Shpresoj të marr një përgjigje.
Endriti.

PËRGJIGJE:
I nderuari Endrit. Për fatin e vëllaut tënd nuk mundem t’ju përgjigjem pa të dhëna të sakta: Sa vjeçar është ai, sa kohë ka që i ka këto ndërrime, a ka përdorë diçka deri më tani.
Është e domosdoshme vizita dhe pastaj konstatoj për mundësitë për shërim. Edhe pse tani ka raste të shumta që janë shëruara nga kjo sëmundje.


Jam një vajzë 21 vjeçe, që nga puberteti kam probleme me aknet në fytyrë. I kam vizituar shpesh dermatologët e qendrave të mjeksive falimjare dhe më kanë rekomanduar losion me sulfur dhe klindamicin, shmangie të ëmbëlsirave dhe pijeve të gazuara. Nga ëmbëlsirat nuk kam arritur të përmbahem, por edhe kur kam ndjekur këshillat, nuk kam pasur ndonjë efekt. Sipas një konsultimi në një nga qendrat e tretmanëve, më kanë thënë që aknet janë pasojë, ndoshta e ndonjë infeksioni (unë, kam infeksion urinar), poashtu dhe pirja e duhanit mund të ketë këtë ndikim (jam konsumuese e duhanit). Nganjëherë kam kruarje të këtyre “puçrrave”. Ndërkohë, po përdor disa krema të thjeshta. Doktoreshë, më jepni ndonjë ide.
Tina.

PËRGJIGJE:

E nderuara Tina. Për mjekimin e akneve ka preparate të ndryshme dhe suksesi është në përdorimin e terapisë adekuate, çka do të thotë se nuk është i njëjti preparat për të gjithë.
Gjeni kohë për një vizitë dhe do të vendosim trajtimin e mëtutjeshme.

Përshëndetje! Paraprakisht ju falënderoj për sqarimet dhe këshillat që na i ofroni.

Shqetësimi im është se jam diagnostifikuar me sëmundjen e lëkurës: Morphea-Tinea pedis pro anamnesis.

Dëshiroj të di se prej nga vjen kjo sëmundje, shkaktarët e saj, sa është e rrezikshme si dhe a është e shërueshme.

Me respekt, qytetarja nga Prishtina

PËRGJIGJE:

Së pari të ju sqaroj se Morphea është një gjendje më serioze, kurse Tinea pedis është një infeksion mykotik dhe i shërueshëm. Por cila është diagnoza e vërtet nuk e di. Mirë do të ishte të vini në klinikë dhe ta vërtetojmë diagnozën.

Jam 31 vjeqe, kam problem me thonjtë e duarve. Kam dhimbje në to, por shqetësimi më i madh është se po më këputen dhe disi po më shkurtohen. Kjo po më ndodh vetëm tek gishtërinjtë e mëdhenj dhe gishtat tregues, gjithashtu kam edhe rënie dhe dobësim të flokut. Jam konsultuar me mjekun dhe më ka thënë që është mungesë e vitaminave. Nga muaji shtator i këtij viti kam perdorur tableta Biotin dhe shampo Mycoseb, por nuk kam mundur të vërej ndonjë përmirësim të dukshem.

Ju lutem, më sugjeroni diç se çfarë më duhet të ndërmarr sa më shpejtë që është e mundur!

Shume faleminderit! Rina.

PËRGJIGJE:

Rina të sugjeroj të paraqiteni në klinikën e dermatologjisë dhe të diagnostikojmë se si eshte gjendja e vërtetë. Gjendja e thonjve dhe e flokëve lidhet edhe me gjendjen në brendësi, pra me shëndetin në tërësi. Duhet të hulumtojmë disa analiza të gjakut dhe pastaj fillojme mjekimin dhe janë gjasat për mjekim dhe përmirësim.

Doktoreshë e nderuar. Më intereson sëmundja e lëkurës M. Bowen, çka është, a mund të trajtohet dhe në çfarë mënyre.

Mbes me shpresë se do t’i përgjigjeni kësaj pyetje.

PËRGJIGJE:

M.Bowen është një gjendje te e cila shërimi është vetëm me operacion, nuk ndihmohet me tjetër.

Sigurisht se dermatologu do t’ju diagnostikoj saktësisht.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori