LAJMI I FUNDIT:

Prof. med. PhD. Hamdi Ramadani, infektolog

Prof. med. PhD. Hamdi Ramadani, infektolog

Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com
Për shumë pyetje, ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.

Prof. med. PhD. Hamdi Ramadani,
infektolog
tel: 044137050
049427820

Jam 73 vjeçar, me diabet, kam probleme me prostatë (i operuar para dy muajve), tension 105/70-80. Marr insulinë 26 me 18, antibiotik për prostatë. Por, ajo çka po më brengos së fundi është problemi që kam me kapsllëk. Doktor, çka më preferoni ju? Flm.

PËRGJIGJE:
Z. Imer, ju duhet ta bëni edhe një ekzaminim klinik nga lëmi i infektologjisë, sepse janë të shumtë faktorët infektivë që mund të kenë ndikim në simptomat tuaja. Deri atëherë, përdorni lëngje dhe ushqim të lehtë.

Doktor, brengosem për mëlçinë, sepse barku po më fryhet nganjëherë. Më dhemb ana e djathtë, urinoj shpesh. Jam me epilepsi, gati jam shëruar. Pasi të bëhen analizat për epilepsi, a mundet doktori të dijë se a kam probleme edhe me mëlçi?
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Z Shkupjane, ju vuani nga epilepsi, ndërkohë keni edhe fryrje të stomakut. Ekziston mundësia e dëmtimit të këtij organi vital me terapinë e juaj. Sidoqoftë, mjeku që ju ordinon kundër epilepsisë do të sqaron nëse keni dëmtim nga barërat apo jo. Përndryshe, ju duhet të bëni vazhdimisht testet e ekzaminimit të mëlçisë dhe pastaj të merrni terapinë e duhur.
Për detaje tjera, ju mund të lajmëroheni në Klinikën Infektive në Prishtinë, ditëve të hëna.

Jam 73 vjeçar, me diabet, kam probleme me prostatë (i operuar para dy muajve), tension 105/70-80. Marr insulinë 26 me 18, antibiotik për prostatë. Por, ajo çka po më brengos së fundi është problemi që kam me kapsllëk. Doktor, çka më preferoni ju? Flm. Imeri

Shkupjania

Jam në moshën 49 vjeçe, kam qenë te gjinekologu për shkak se kam kruarje. Kam përdorur canesten suposte edhe nistatin yndyrë, por prapë më është përsëritur kruarja. Ju lutem, më tregoni, çka duhet të përdori për të eliminuar këtë brengë që kam?
Hatixhja

PËRGJIGJE:
Z. Hatixhe, ju keni një infeksion urogjenital dhe gjinekologu juve duhet t’u qartësoj se nga është ai infeksioin dhe i cilës natyrë është. Duhet të bëni dhe strisho vaginale dhe urinokulturën tre ditë me antibiogram, pasqyrën e gjakut dhe së bashku me një incizim të pjesës së poshtme të abdomenit me ultratingull.
Deri atëherë, kur ju të përfundoni analizat, përdorni qaj uvin dhe lëngje. Me analiza pastaj, duhet të mjekoheni te gjinekologu dhe infektologu.

E kam vajzën 4 vjeçare. Përpara gjoksit i kanë dal disa lytha me qelb edhe po i skuqen. Ka kruarje dhe dhimbje. Doktor, ju lutem, më ndihmoni të gjej zgjidhje për problemin e vajzës sime?
Adelina

PËRGJIGJE:
Ju duhet të përdorni një krem zinci oxydi 2x, 5 ditë me radhë, pastaj mund të lajmëroheni në Klinikën Infektive në Prishtinë, në ambulancë, ditëve të hëna dhe ju ndihmoj për së afërmi.

Përshëndetje Dr. Hamdi. A ka mundësi të më jepni ndonjë të dhënë monitorimi: antibiotikët në infeksionet e tonsileve duke u bazuar në leukocitozë. Do të më ndihmonit shumë. Shpresoj në ndihmën tuaj. Me respekt, Hatixhja.

PËRGJIGJE:
Hatixhe, ju mund te konsultoni mikrobiologjinë mjekësore, botimi Tiranë ose librin universitar të infektologjisë nga Zagrebi.
Përndryshe, pacientët duhet të bëjnë analizat mikrobiologjike nga nazofarinxi dhe SE me CRP dhe Testin TAST dhe sipas antibiogramit ordinohet terapia.

Jam 40 vjeçar, kam probleme me barkqitje të shpeshta në një kohë të shkurtër. Nganjëherë kam temperaturë në bark, kam problem derisa ta kryej barkqitjen (këtë problem e kam nga shkolla e mesme), kohë pas kohe.
Rexha

PËRGJIGJE:
Duhet shumë shpejt ta bëni një ekzaminim klinik infektologjik me një fotografim të abdomenit (Ultrazëri), si dhe analizat mikrobiologjike. Mos lejoni që të përballoni edhe këto simptoma. Ose, paraqituni të hënave, në ambulancën e Klinikës Infektive.

Përshëndetje doktor. Kërkoj nga ju që të na jepni detaje për simptomat e zorrës së verbër?
Duke vlerësuar kohën dhe angazhimin tuja, ju përshëndes.

PËRGJIGJE:
Kjo sëmundje diagnostikohet mjaft lehtë nga mjeku ose kirurgu nëse shfaqet me kuadër klinik të rëndomtë, porse mund të paraqitet edhe me format atipike apo të pa rëndomta. Zakonisht janë mundime në stomak, apo dhe vjellje, dhembje në pjesët e fundit abdominale, në anën e djathë e abdomenit, dhembje ne ekstremitetin e poshtëm.
Analiza laboratorike mund të qartësoj edhe më shumë rriten numrit të leukociteve dhe urinimi është pozitiv.
Prandaj, ju duhet te paraqiteni në ambulancën mjekësore ose atë kirurgjike.

Jam 40 vjeçar, kam probleme me barkqitje të shpeshta. Nganjëherë kam temperaturë në bark derisa ta kryej barkqitjen. Këtë problem e kam qysh moti nga shkolla e mesme…

PËRGJIGJE:
Ju duhet të bëni një analizë të zorrëve – ekzaminimin parazitologjik 3 deri 4 ditë radhazi, analizat e gjakut si dhe një endoskopi të zorrës së trashë, pastaj do te shihet mundësia e evitimit të sëmundjes.

I nderuar Dr. Hamdi. Në pamundësi të kontrollohem tek ju deri tani, unë kërkoj këshillën tuaj mjekësore në lidhje me hallin tim tash e një kohë. Kam 43 vjeçe tani, dhe deri vonë e kam pasur mirë sistemin e tretjes. E mbaj mend se kam ngrënë rrush të papjekur dhe pastaj në mbrëmje më ka kaplua temperatura e lartë në bark, kisha jashtëqitje. Pas 3 jave vendosa të kontrollohem tek mjeku, kam bërë Echo-incizimin e abdomenit dhe organet. Të gjitha më dolën në gjendje normale. Pasta kam bërë analizat e gjakut, urinës, hemogramin. Gjatë ekzaminimit të parazitëve në feces, janë gjetur ciste të vezoreve të parazitëve në jashtëqitje dhe u diagnostikova me Giardiasis Intestinals. Përdora Metronidazol 5 ditë nga 3 x. Gjate kësaj kohe shoqërohesha me temp të lartë, sidomos në mbrëmje në fytyrë, qafë dhe krurje të mesit kah barku. Herën tjetër nuk janë gjetur ciste as vezë në jashtëqitje. Nganjëherë kam sërish vështirës, një lloj bllokimi. Kam përdorur 5 ditë metronidazol. Doktor, më duket se akoma nuk jam e shëruar dhe kur e marr barin, kam pak kruarje.
Deri në përgjigje tuaj, ju përshëndes.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje, kjo që ju referoni paraqet një problem edhe në infektologji klinike ne e hasim në vazhdimësi. Megjithatë, unë ju propozoj që ju të paraqiteni në klinikën infektive, ditëve të hëna dhe unë pas vizitës që do t’ua bëj, do ta tejkalosh këtë problem mjekësor.

Përshëndetje, doktor. Fëmijëve të mi 7 dhe 5 vjeç, para 2 muajsh në një analizë të fecesit u janë gjetur vezë të Ascaris lumbricoides. Dy herë ju kemi dhen, nëse nuk gaboj Vermox, kuptohet me një pauzë dyjavor. Pas analizës së dytë, prapë ka dalë rezultati i njëjtë. Doktor, a duhet ta përsëris të njëjtin bar dhe si, apo vezët duhet qelur që të ketë rezultate. Tjetër, a është e nevojshme që edhe ne prindërit të përdorim ilaç?
Pres përgjigjen tuaj. Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
Ky infeksion shfaqet në formë epidemie familjare, preket mosha e re, siç është rasti edhe te ju, por edhe me një terapi, nuk do të thotë që e lufton në tërësi sëmundjen. Ndaj ju këshilloj një vizitë tuajën me fëmijë në Kl..Infektive, të hënave.
Me respekt.

Përshëndetje. Jam 27vjeqar, ka 4 vjet që kam probleme me bark, nuk më shkon barku kurrë, gjatë ditës ndodh që 2 herë dal në wc, nuk vërej që kam gjakderdhje. Kur ulem kam probleme më shumë, kur rri në këmbë ndihem më mirë, nëse udhëtoj shpesh më duhet që t’i zgjas këmbët në automobil. Natën kur fle nuk kam dhimbje deri kur të zgjohem në mëngjes. Kam bërë shumë analiza këto vite, strisho, më kanë thënë se kam chlamidya, mandej staphylococus aureus, prej të cilave jam shëruar. Jam alergjik në polen, pluhur, pluhur shtëpie, molla, pjeshka, elb, thekër, kivi, etj.

Analizat e gjakut më kanë dalë mirë, poashtu urina. Nëse ka mundësi, më tregoni se çka mund të më ndihmoni. Ju jam shumë falënderues. Para 3-4 ditësh jam taku në Prishtinë me një doktor nga Gjermania, më ka thënë se unë jam alergjik në Gluten free, dmth drithëra, elb, thekër etj, dhe se duhet t’i iki këtyre ushqimeve si dhe ushqimeve që përmbajnë stabilizator, aromë, etj. Gjithashtu, më ka thënë se unë kam probleme me zorrën e hollë (celiac deasease). Me respekt.

PËRGJIGJE:

Sipas fjalëve tuaja bëhet fjalë për dy sëmundje të ndryshme. Ju duhet të kontrolloheni te infektologu, për shkak të klamidisë (problem ky i pranishëm në këtë moshë dhe kohë) edhe se keni pengesa me alergji, zorrën e hollë, dmth Celiac deasease susp). Ju duhet që të bëni një vizitë konziliare me infektologun dhe gatroenterologun, por edhe të bëni teste për alergjen në luten. Në këtë drejtim dhe ju do të merrni një tretman të drejtë.

Përshëndetje doktor. Jam e sëmurë, barku më fryhet, ka 3-4 muaj që nuk kam barkqitje të rregullt nga 3-4 ditë. Kam përdorë tableta, çaje të ndryshme, komposto të kumbullës. Më është preferuat të bëhen analiza më detale të zorrëve, por nga frika nuk kam mundur t’i bëj. Vuaj edhe nga veshkat. Çka më preferoni ju?

PËRGJIGJE:
Këto ankesa mund të jenë me natyrë infektive dhe të natyrës tjetër, gjithsesi ju duhet t’i nënshtroheni një vizite specialistike nga mjeku infektolog-gastroenterolog si dhe analizat e domosdoshme laboratorike e incizimet tjera. Nuk preferohet ndonjë terapi përderisa nuk është konstatuar ky problem i juaj i zorrëve.

Përshëndetje doktor. Jam shumë i shqetësuar, sepse ka disa muaj që kam kruarje dhe pak ënjtje në regjional anal.
Kam nevojë për këshillën tuaj. Flm.

PËRGJIGJE:
Ju duhet të vizitoheni te mjeku infektolog dhe pastaj pas analizave dhe kontrollimeve që do të bëhen mund të referohet ndonjë medikament (duhet të bëhen analizat mikrobiologjike dhe ekzaminimet tjera të domosdoshme).

Këto ankesa mund të jenë me natyrë infektive dhe të natyrës tjetër, gjithsesi ju duhet t’i nënshtroheni një vizite specialistike nga mjeku infektolog-gastroenterolog si dhe analizat e domosdoshme laboratorike e incizimet tjera.

Nuk preferohet ndonjë terapi përderisa nuk është konstatuar ky problem i juaj i zorrëve.

Përshëndetje doktor. Jam shumë i shqetësuar, sepse ka disa muaj që kam kruarje dhe pak ënjtje në regjional anal. Kam nevojë për këshillën tuaj. Flm.

PËRGJIGJE:
Ju duhet të vizitoheni te mjeku infektolog dhe pastaj pas analizave dhe kontrollimeve që do të bëhen mund të referohet ndonjë medikament (duhet të bëhen analizat mikrobiologjike dhe ekzaminimet tjera të domosdoshme).

Përshëndetje doktor. Jam e sëmurë, barku më fryhet, ka 3-4 muaj që nuk kam barkqitje të rregullt nga 3-4 ditë. Kam përdorë tableta, çaje të ndryshme, komposto të kumbullës. Më është preferuat të bëhen analiza më detale të zorrëve, por nga frika nuk kam mundur t’i bëj. Vuaj edhe nga veshkat. Çka më preferoni ju?

PËRGJIGJE:
Këto ankesa mund të jenë me natyrë infektive dhe të natyrës tjetër, gjithsesi ju duhet t’i nënshtroheni një vizite specialistike nga mjeku infektolog-gastroenterolog si dhe analizat e domosdoshme laboratorike e incizimet tjera.
Nuk preferohet ndonjë terapi përderisa nuk është konstatuar ky problem i juaj i zorrëve.

Kur urinoj kam djegie në anën e djathtë. Kam qenë te një gjinekolog dhe më ka thënë se mund të kem ndonjë infeksion urinar. Çfarë analize duhet bërë, për të vërtetuar infeksionin, përndryshe urinokultura gjithnjë më del mirë, por prapë kam djegie në anën e djathtë.
Me respekt, Sara.

PËRGJIGJE:
Sara, ju duhet të bëni një analizë mikrobiologjike të urinës në ndonjë laborator të sigurt dhe strishon e organeve urogjenitale, një ultratingull dhe analizat e gjakut, pastaj mund të konstatohet situata shëndetësore e juaj.

Jam 40 vjeçar, kam probleme me barkqitje të shpeshta. Nganjëherë kam temperaturë në bark derisa ta kryej barkqitjen. Këtë problem e kam qysh moti nga shkolla e mesme…
Ed Rexha

PËRGJIGJE:
Ju duhet të bëni një analizë të zorrëve – ekzaminimin parazitologjik 3 deri 4 ditë radhazi, analizat e gjakut si dhe një endoskopi të zorrës së trashë, pastaj do te shihet mundësia e evitimit të sëmundjes.

Jam në moshën 49 vjeçe, kam qenë te gjinekologu për shkak se kam kruarje. Kam përdorur canesten suposte edhe nistatin yndyrë, por prapë më është përsëritur kruarja. Ju lutem, më tregoni, çka duhet të përdori për të eliminuar këtë brengë që kam?

PËRGJIGJE:
E nderuar, ju keni një infeksion urogjenital dhe gjinekologu juve duhet t’u qartësoj se nga është ai infeksioin dhe i cilës natyrë është. Duhet të bëni dhe strisho vaginale dhe urinokulturën tre ditë me antibiogram, pasqyrën e gjakut dhe së bashku me një incizim të pjesës së poshtme të abdomenit me ultratingull.
Deri atëherë, kur ju të përfundoni analizat, përdorni qaj uvin dhe lëngje. Me analiza pastaj, duhet të mjekoheni te gjinekologu dhe infektologu.

E kam vajzën 4 vjeçare. Përpara gjoksit i kanë dal disa lytha me qelb edhe po i skuqen. Ka kruarje dhe dhimbje. Doktor, ju lutem, më ndihmoni të gjej zgjidhje për problemin e vajzës sime?

PËRGJIGJE:
Ju duhet të përdorni një krem zinci oxydi 2x, 5 ditë me radhë, pastaj mund të lajmëroheni në Klinikën Infektive në Prishtinë, në ambulancë, ditëve të hëna dhe ju ndihmoj për së afërmi.

Kur urinoj kam djegie në anën e djathtë. Kam qenë te një gjinekolog dhe më ka thënë se mund të kem ndonjë infeksion urinar. Çfarë analize duhet bërë, për të vërtetuar infeksionin, përndryshe urinokultura gjithnjë më del mirë, por prapë kam djegie në anën e djathtë.
Me respekt, Sara.

PËRGJIGJE:
Sara, ju duhet të bëni një analizë mikrobiologjike të urinës në ndonjë laborator të sigurt dhe strishon e organeve urogjenitale, një ultratingull dhe analizat e gjakut, pastaj mund të konstatohet situata shëndetësore e juaj.

Jam 47 vjeçar. Kisha dashur të dijë më shumë për infektimin e trurit. Cilat janë simptomat, si caktohet diagnoza dhe çfarë terapie aplikohet dhe sa është kjo terapi e suksesshme. Kam shpesh herë dhembje të kokës që përcillet me temperaturë. Përdori paracetamol, kaffetin e nganjëherë kur ftohem edhe antibiotikë dhe kam vërejtur se kur përdorë antibiotikë nuk më dhemb koka. Mos është fjala në rastin tim për infektimin e trurit. Përshëndes doktorin duke falënderuar paraprakisht për këshillë.
Mifa

PËRGJIGJE:
Nuk besoj që keni infektim të trurit, sepse simptomat e kësaj sëmundje janë shumë akute dhe nuk do të kalojnë me një terapi çfarë ju referoni. Mund të keni ndonjë dhimbje koke me natyrë sinusale ose të ndonjë natyre tjetër. Duhet patjetër të bëni një kontroll te mjeku specialist dhe të bëni të paktën një pasqyrë të gjakut dhe fotografim të kokës dhe pastaj rasti mund të sqarohet…

Përshëndetje doktor. Kam problem me diarre, qe 5 muaj, kam shumë dhimbje në stomak, çdo gjysmë ore shkoj në tualet. Brenda ditës dal më shumë se 12 herë. Kam përdorë disa barna që m’i kanë përshkruar mjekë, por pa ndonjë sukses. Tash e kam djalin një muajsh dhe nuk guxoj të përdori antibiotikë.
Mjekët më kanë preferuar të bëj një fotografim në zorrën e trashë, po kam shumë frikë. Jam e kujdesshme me ushqim, ha banane, patate të pjekura, karota të ziera, shumë fruta, etj.

PËRGJIGJE:
Ju keni probleme të zgjatura digjestive, nuk di pse keni kontaktuar ndonjë mjek, por duhet të bëni një hulumtim klinikolaboratorik dhe eventualisht, të bëni një vizitë te një infektolog dh gastronterolog, pastaj do sqarohet problemi i juaj.

Përshëndetje dr.Hamdi. Jam vozitës i kamionit dhe kam probleme me lëkurë që më përcjell qe 2-3 vite, kam vizituar shumë mjekë, por deri më tani, asnjëri nuk ka arrit ta gjej ilaçin. Së pari më paraqiten disa fluska në lëkurë të cilat kanë ujë në to, pastaj pas një dite, ato zmadhohen dhe e përfshijnë sipërfaqen deri 5 cm, kam edhe kruarje të madhe. Disa mjek më thonë se e kam prej ujit, disa ilaçe po më qetësojnë ngapak, por asnjëra nuk e zhukë si p.sh Kuterid , Esperson, Vipsogal etj.
Më kanë thënë të mos ha ushqime të konservuara, të djegës, të njelmëta etj.
Faleminderit për mirëkuptim.

PËRGJIGJE:
Patjetër se ju duhet tu nënshtroheni disa analizave të domosdoshme laboratroike dhe pastaj dhe do të përcaktohet saktësisht natyra e sëmundjes tuaj, qoftë alergjike ose e naytyres tjetër. Mos hezitoni për një kontroll te mjeku juaj ose i Klinikës.

I nderuari doktor, me një analizë të bërë me IgG më ka dalë Heliobacter pylory 1.08 . A ka diçka për t’u brengosur dhe a më rekomandoni diçka dhe a ka lidhje dermatis peroralis me këtë baktere. Nganjëherë kam ndjenjën se kam pak si mundim, por jo shpesh këtë analizë e kam bërë tash, kurse më herët e kam bërë në një mënyrë tjetër me vlera ku rezultati ka dalur 17.9 dmth ka dalur gray zone apo zonë e rrezikut. Të vjella nuk kam përveç dy rasteve kur kam pasur dhimbje të forta koke, por nuk e di a ka pasur lidhje me këtë apo ka qenë shkaku i kokëdhimbjes. Jam 36 vjeçare. Pres që të më ndihmoni. Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
Nuk paraqet ndonjë rëndësi një analizë me IgG pozitive për këtë infeksion, vetëm një tablo klinike pozitive dhe me një ekzaminim të plotë laboratorik për një kompleks ndaj H pilori IgM, IgG, IgA mund të japin një pasqyrë të mirëfilltë lidhur me dg dhe tretmanin e mëtejshëm. Nuk keni nevojë të brengoseni para shikimit mjekësor përkatës.

Përshëndetje Dr. Hamdi. A ka mundësi të më jepni ndonjë të dhënë per Streptococcus pneumoniae si dhe çfarë medikamenti, apo injeksioni duhet përdor për të shmangur këtë bakteri. Para një muaji i kam bërë analizat për dy fëmijët (6 dhe 2 vjet) dhe se kjo baktere iu është shfaqur në hundë dhe fyt. Sipas udhëzimit të mjekut X, njëri ka marrë antibiotikë, ndërsa tjetri 7 ditë injeksione. Tani para 2 ditësh i kam kontrolluar përsëri dhe se sipas rezultatit që kam marrë (strishon), po e njëjta baktere iu është shfaqur. Si ka mundësi? Shpresoj që përgjigjja juaj do të më sqaronte më shumë gjëra rreth kësaj çështje.

PËRGJIGJE:
Kontaktoni me dr e infektologjise çdo të hënë, nëse jeni në Kosovë, ose me mjekun infeksionit. Kjo sëmundje apo infeksion, shumë lehtë mund të tejkalohet, mjekohet.

Po lajmërohem nga Zvicra, kohët e fundi kam qenë shumë herë në Kosovë te mjeku i dhëmbëve, te berberi jam rruar shumë herë dhe, vendosa me marrë vaksinën kundër hepatitisit, por mjeku më tha që së pari të bëj analizat. Analiza doli me Hepatit B pozitiv, po unë s’kam kurrfarë dhimbje, veten e ndjej mirë. Përshëndetje vëllazërore nga bashkatdhetari.

PËRGJIGJE:
S’keni arsye të shqetësoheni shumë, pasi që ndiheni mire, analizat laboratorike të mëlçisë dhe ato për infeksion me siguri që do të jenë në favor tuajin, meqë qenkeni në një vend tjetër e bëni një kontroll te infektologu më i afërt, dhe ju do të merreni një shpjegim më të afërt për këtë prezencë të këtij antigjeni në gjakun tuaj.

Përshëndetje Dr. Hamdi Ramadani! Jam Admiri, 22 vjeç. Desha t’ju drejtohem juve me problemin i cili më shfaqët kohëve të fundit (më shumë se një muaj). Gjatë natës, më fryhet mjaftë barku dhe nganjëherë kam edhe dhimbje në lukth dhe kjo gjë vazhdon edhe në pjesën e parë të ditës. Më herët, kam përdorur gati çdo lloj ushqimi dhe atë në çdo kohë dhe s’kam pasur kurrë probleme, kurse tani edhe pse ngrënien e bëj me orar dhe nuk ha si më parë ,problemi vetëm vjen e më rritet. Duhet theksuar se urinoj shpesh dhe se më kam probleme me lirimin e shpeshtë të gazrave në mënyrë anale. Deri më tani, nuk jam konsultuar me asnjë mjek dhe s’kam përdorur asnjë lloj të barërave.
Shpresoj që të më kuptoni dhe ndihmoni!

PËRGJIGJE:
Ju keni pengesa digjestive dhe se urinoni më shpesh. Ju duhet që ju të vizitoni edhe ambulancën specialistike në Kl. infektive dhe të bëni analizat laboratorike dhe një ekzaminim që të tejkalohet edhe kjo pengesë. Nuk besoj se është ndonjë pengesë e patrajtueshme.

Në orët e mbrëmjes më fillon një kruarje trupore. Zakonisht ku ambienti është i nxehtë, shenja nuk kam, por vetëm kam nevojë për kruarje…Kam vizituar dermatologun, ai më ka preferuar calcium vit..dhe disa kapsula në mëngjes para ngrënies, por pa ndonjë efekt.
Pres mendimin duaj doktor.

PËRGJIGJE:
Në bazë të referimit tuaj bëhet fjalë për një reaksion alergjik kutan në ambiente të ngrohta. Provoni të bëni edhe një test alergjik kutan dhe pasqyrën e gjakut, ndërsa si terapi merrni tableta vitaminë C, nga 5oomg, 2x.

Përshëndetje. Jam 27vjeqar, ka 4vjet që kam probleme me bark, nuk më shkon barku kurrë, gjatë ditës ndodh që 2 herë dal në ëc, nuk vërej që kam gjakderdhje. Kur ulem kam probleme më shumë, kur rri në këmbë ndihem më mirë, nëse udhëtoj shpesh më duhet që t’i zgjas këmbët në automobil. Natën kur fle nuk kam dhimbje deri kur të zgjohem në mëngjes. Kam bërë shumë analiza këto vite, strisho, më kanë thënë se kam chlamidya, mandej staphylococus aureus, prej të cilave jam shëruar. Jam alergjik në polen, pluhur, pluhur shtëpie, molla, pjeshka, elb, thekër, kivi, etj. Analizat e gjakut më kanë dalë mirë, poashtu urina.
Nëse ka mundësi, më tregoni se çka mund të më ndihmoni. Ju jam shumë falënderues. Para 3-4 ditësh jam taku në Prishtinë me një doktor nga Gjermania, më ka thënë se unë jam alergjik në Gluten free, dmth drithëra, elb, thekër etj, dhe se duhet t’i iki këtyre ushqimeve si dhe ushqimeve që përmbajnë stabilizator, aromë, etj. Gjithashtu, më ka thënë se unë kam probleme me zorrën e hollë (celiac deasease).
Me respekt, Labinoti.

PËRGJIGJE:
Labinot, sipas fjalëve tuaja bëhet fjalë për dy sëmundje të ndryshme. Ju duhet të kontrolloheni te infektologu, për shkak të klamidisë (problem ky i pranishëm në këtë moshë dhe kohë) edhe se keni pengesa me alergji, zorrën e hollë, dmth Celiac deasease susp). Ju duhet që të bëni një vizitë konziliare me infektologun dhe gatroenterologun, por edhe të bëni teste për alergjen në luten. Në këtë drejtim dhe ju do të merrni një tretman të drejtë.

Përshëndetje doktor. Jam nga Vitia. Vajza ime është 19 vjeçe, po rri shumë e zbehtë në fytyrë dhe ka sy shumë të verdhë. E kam vizituar te infektologët dhe se nuk tregon shenja të hepatitit, hbs ka dal negativ, poashtu edhe bilirubina. Një mjek në Gjilan ka shkruar dg.sindromi i Gilberdit dhe ka rekomanduar vitaminë C, por si prind jam shumë i brengosur për pamjen e saj të zbehtë. Ajo ka bërë edhe ultrazërin e mëlçisë dhe ka dal në suaza të normales.
Profesor, ju pyes juve, a ka ndonjë ilaç kundër zbehjes?
Ju falënderoj shumë për ndihmën që po jepni me përgjigjet e të brengosurve dhe hallexhinjve. Ju përshëndes.

PËRGJIGJE:
Simptoma e zbehjes apo siç quhet subikterusit, është një nocion shumë i gjerë dhe nga aspekti etipatogjenik si dhe në aspektin klinikodiagnostik. Nuk ka dyshime se edhe mjeku ju ka bërë analiza dhe dg. si e cekur M Gilbert.
Ju duhet t’ia bëni një vizitë vajzës suaj në klinikë, në ambulancën e hepatologjisë me gastroenterologji në kuadër të Klinikës Infektive, në mënyrë që edhe dg të jetë sa më ekzakte ose edhe ndonjë hospitalizim i vajzës tuaj për hulumtim klinikor.

Doktor, unë kam qenë i sëmurë nga meningjiti dhe e kam kaluar sëmundjen, por desha të di se a lë pasoja kjo sëmundje?
Tomori

PËRGJIGJE:
Meningjiti apo pezmatimi i cipave të trurit është një sëmundje e cila shoqërohet me simptoma karakteristike dhe etiologjia e kësaj sëmundje është e llojllojshme. Zakonisht kur sëmundja zbulohet herët, derisa nuk janë paraqitur komplikime – kjo sëmundje është plotësisht e shërueshme. Në rastin e kundërt, sëmundja mund të paraqet ndërlikime dhe pasoja të ndryshme. Zakonisht këtyre të sëmurëve ju preferojmë që të shmangen nga temperaturat e larta për disa vite (mos shkuarje në deti- ikja nga temperaturat e larta). Shpresojmë që ju ta keni kaluar sëmundjen normalisht dhe pa efekte anësore (nuk keni treguar ndonjë simptomë apo shenjë ndërlikuese të kësaj sëmundje).

I nderuari profesor Hamdi. Të lutem, më trego se si kurohet escheria-coli?
Kam përdorur terapi të caktuar nga mjeku, por pas 3 muajve më është paraqitur sërish!
Cilat janë masat mbrojtëse për këtë baktere?

PËRGJIGJE:
Infeksioni me E. Coli është sikur që edhe ju e dini, infeksioni më i shpeshtë në gjininë femërore. Andaj edhe paraqet probleme më të mëdha urinare nga kjo lëmi, shpeshherë ky infeksion di të kalon edhe në sëmundje kronike. Prandaj, edhe trajtimi apo menaxhimi i këtyre rasteve paraqet një qasje edhe jo të thjeshtë profesionale ku duhet të bëhen konsiliumi nga mjekët përkatës.
Terapia që ju keni përdorur nuk ka pas efektin e dëshiruar, andaj lajmërohuni në ambulancën specialistike për mjekim të mëtutjeshëm.

Jam 32 vjeç. Para një viti ka filluar të më paraqitet një lloj alergjie në trup, përcillet me kruarje, me të skuqura nëpër trup. Por, tash ka filluar të paraqitet më shpesh dhe kam ënjtje të buzëve. Pas vizitës, mjeku ma dokumentoi një foto të ngjashme me problemin tim dhe më tha se kjo quhet angioedema.
Për momentin jam në Irak. Mjeku këtu më ka përshkruar tableta Claritine që është një Loratadin.
Pres ndihmën tuaj. Flm.

PËRGJIGJE:
Kjo sëmundje paraqitet në shumë raste dhe shpesh herë etiologjia është e paqartë. Prandaj, ju duhet të bëni një hulumtim të gjithanshëm në aspektin infektologjik si dhe në atë patofiziologjik. Analizat biokimike edhe testet alergjike duhet patjetër të bëhen së bashku me ekzaminimet mikrobiologjike të faqeve, urinës dhe pasqyrës së gjakut. Largojuni barnave si dhe ushqimeve të cilat mund ta përkeqësojnë gjendjen. Si ilaç referues përdorni Calcium C 500 – 1 herë në ditë për një kohë të gjatë.

I nderuari prof. Hamdi. Djali im 5 vjeç, para disa ditësh është shtruar në spitalin e sëmundjeve infektive me diagnozën Mononukleoza. Djali ka pasur temperaturë, gjëndra rreth fytit, leukocite të rritura dhe në ultrazë është parë se shpretka është rritur për 3cm si dhe mëlçia pak. Djali ka marr terapi për 7 ditë, injeksione penicilinë, d.m.th në spital.
Pata dëshirë të di a do të ketë pasoja tek djali im si dhe a mund të bartet ky virus ngase e kam edhe vajzën e vogël në shtëpi (7 muajsh)?

PËRGJIGJE:
Monoukleoza infektive ose sëmundja e puthjes është sëmundje e moshës kryesisht të re. Ka mundësi qe edhe ju të keni pasur këtë infeksion. Zakonisht ecuria e sëmundjes është e mirë dhe pa ndërlikime. Shumë rrallë ajo mund të ndërlikohet me organe të tjera. Bartja e sëmundjes është kryesisht përmes kontaktit të përafërt nga i sëmuri tek personi i ekspozuar përmes gojës, ndërsa infeksioziteti i sëmundjes mund të jetë i lartë në ato raste kur i sëmuri është në fazën fillestare të sëmundjes. Nëse paraqitet zverdhja apo ndonjë kollitje e zgjatur mund të paraqiteni ne ambulancën specialistike, pranë klinikës infektive çdo të hënë dhe aty do të merrni të dhënat e nevojshme mbi fëmijën tuaj.

Përshëndetje doktor. Jam 33 vjeçar. Para disa jave më është paraqitë një puçërr e jashtme në organin gjenital, me ngjyrë të kuqe në të bardhë, me madhësi të vogël, pa ënjtje të madhe, apo qelb, pa dhimbje dhe kruarje. Mbas disa ditëve më është përtharë, por ende ka mbet shenjë e kuqe e vogël. Tash prapë më janë paraqitë disa (5 puçrra) të njëjta në pjesë të ndryshme të organit gjenital. Për 3 javë kam të njëjtën situatë, disa kanë filluar me u përtha, por ende kanë mbet njolla ose shenja të kuqe. Tash poashtu më është paraqitë një njollë e kuqe, jo e madhe shumë, në lloj harte, herë-herë skuqet më shumë. Vendi ku gjendem nuk është në nivelin e duhur të pastërtisë në përgjithësi. Ju lutem, kërkoj falje në qoftë se jam konfuzë lidhur me përshkrimin. Për shkak të profesionit dhe punës që kam jashtë vendit, kam jetë të çrregullt seksuale bashkëshortore. Për herë të fundit para 4 muajve kam pasë marrëdhënie seksuale. Doktor jam pak i shqetësuare, të lutem a mundesh të më tregosh në qoftëse kam nevoje të më përshkruani barna apo diçka tjetër?
Ju falënderoj shumë për ndihmën dhe pres përgjigjen tuaj.
Sinqerisht Betimi.

PËRGJIGJE:
Në bazë të asaj që ju shkruani, është e domosdoshme që të paraqitni në vizitë specialistike pranë klinikës infektive dhe dermatovenerologjike, aty duhet të bëhen edhe analizat përkatëse dhe, pastaj, mund të rekomandohet terapia. Deri atëherë mbani vetëm higjienën në nivelin e duhur.

Përshëndetje. Jam nga Gjakova. Ka një muaj që hepatiti është paraqitur babait, ka qenë tek infektologu, në bazë të analizave i ka dal hepatit A, glikemija e lartë, si dhe me ultrazë është parë mëlqija e rritur. I është ordinuar në fillim kjo terapi: I.V Ringer sol 500ml, vit. C + Bedoxin 2 amp, klometol ampula, 6 ditë, kurse pastaj vazhdoi me terapi orale Hepalip forte tab., Duovit tab si dhe Daonil 5 mg për diabet. Pas dy javësh mjeku rekomandoj këtë terapi: I.V Dextroz 5% 500ml, Insulinë kristal 6 NI, vitamin C, Bedoxin 2 amp, klometol amp. 4 ditë. Çdo ditë e më shumë vjen e zverdhët dhe ndihet më i lodhur. Glikemia i rri e ngritur, ia përcjellim disa herë në ditë, në fillim mjekët thanë që zgjatë 3 javë, mirëpo nuk ka përmirësim vetëm vjen e lodhët më shumë. Do të dëshironim të na jepje një përgjigje se çka në të vërtet është në pyetje, a ka mundësi të na udhëzosh në lidhje me këtë.
Faleminderit për mirëkuptim. Ardiana

PËRGJIGJE:

Ju duhet të lajmëroheni me prindin e juaj të infektuar nga virusi i hepatitit A në Klinikën e sëmundjeve ngjitëse, ambulanca specialistike (ditëve të hëna) me analizat e bëra paraprakisht dhe pastaj duhet të gjejmë një konstatim më objektiv.

Përshëndetje doktor. Jam shumë i shqetësuar, sepse ka disa muaj që kam kruarje dhe pak ënjtje në regjional anal.
Kam nevojë për këshillën tuaj. Flm.

PËRGJIGJE:

Ju duhet të vizitoheni te mjeku infektolog dhe pastaj pas analizave dhe kontrollimeve që do të bëhen mund të referohet ndonjë medikament (duhet të bëhen analizat mikrobiologjike dhe ekzaminimet tjera të domosdoshme).

Përshëndetje doktor. Jam e sëmurë, barku më fryhet, ka 3-4 muaj që nuk kam barkqitje të rregullt nga 3-4 ditë. Kam përdorë tableta, çaje të ndryshme, komposto të kumbullës. Më është preferuat të bëhen analiza më detale të zorrëve, por nga frika nuk kam mundur t’i bëj. Vuaj edhe nga veshkat. Çka më preferoni ju?

PËRGJIGJE:

Këto ankesa mund të jenë me natyrë infektive dhe të natyrës tjetër, gjithsesi ju duhet t’i nënshtroheni një vizite specialistike nga mjeku infektolog-gastroenterolog si dhe analizat e domosdoshme laboratorike e incizimet tjera. Nuk preferohet ndonjë terapi përderisa nuk është konstatuar ky problem i juaj i zorrëve.

Kam një shqetësim doktor. Bëra një kulturë vaginale dhe mykogramin, sepse kisha kruarje. Dhe analiza doli që kisha myk. Ndërkohë, më janë shfaqur afër zonës së organit gjenital, në ndarje të kofshës dhe organit një puçërr e brendshme që dhemb kur e prek, e pasuar kjo nga një tjetër pak më larg nga organi gjenital afër me rrezen e këmbës.
Të lutem, më ka hipur shqetësimi. A mund të më përshkruani se çfarë janë këto puçrra që dalin dhe që zhduken me vonesë gati 3 javë pasi kanë dalë? Janë të brendshme dhe janë si një kokërr.
Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj.
Daniela.

PËRGJIGJE:

Duhet të kontrolloheni edhe një herë te gjinekologu dhe dermatovenerologu, ti kontrolloni analizat përsëri dhe të lajmëroheni në Klinikën infektive, ditëve të hena ku edhe punoj unë me ekipin mjekësor për vizitë specialistike.

I nderuar z. Hamdi, jam 32 vjeçare dhe kam probleme me jashtëqitje. Të them të drejtën me javë të tëra nuk mund të kryej nevojën. Kam provuar çajëra, tabletat bilax më ndihmojnë për momentin, por prapë e njëjta gjë. Mundësisht më udhëzo çka të përdor pasi që këto probleme nganjëherë ndikojnë edhe në psikikë. Kur të lirohem ndryshoj krejtësisht, sikur të lirohem nga ndonjë problem tepër i madh.
Me shumë respekt, pres përgjigjen tuaj
.

PËRGJIGJE:

Ju duhet të paraqiteni në ambulancën specialistike, të hënave, në Klinikën infektive në Prishtinë për vizitë…ose te ndonjë infektolog që merret me probleme gastrointestinale. Mendoj se problemi juaj mund të tejkalohet.

Jam 40 vjeçar dhe kam pas probleme me fryrje tç barkut. Qe 9 vite, shumë kontrolla në Kosovë, Gjermani, në Poloni kam bërë dhe tash mora diagnozën që kam hepatit B kronik. Jam i dëshpëruar dhe i larguar nga kjo jetë me mendje, se jam në ëndrra duke jetue, s’do kam jetë të gjatë. Kam ende fryrje të barkut sidomos në mbrëmje. Jam duke i përdorur hapat Baraclude 0,5mg, çdo dy javë. Kam dëshirë që si çdo njeri në këtë botë ta di, se a do të kem sukses në mjekim me këta hapa dhe çfarë më udhëzoni ju.
Ju përshëndes përzemërsisht.

PËRGJIGJE:

Kjo sëmundje (Hepatiti chr B), është sëmundje që mund të mjekohet edhe në Kosovë. Ekziston terapia përkatëse, por për këtë duhet të vizitoheni në infektologji, nënkuptohet edhe të bëhen disa ekzaminime laboratorike të domosdoshme. Vizitojeni ambulancën Hepatologjike në Prishtinë ose në vendin më të afërt dhe ju do të merrni terapinë e drejtë.

Ju kisha lutur të më tregoni, ku bëhen analizat për sëmundje seksuale në spitalin e Prishtinës?

PËRGJIGJE:

Në klinikën infektive, çdo ditë, ose në Institutin Kombëtar, Prishtinë.

Doktor, me kanë dalë puçrra në gjoks dhe në kraharor, kam përdorur një krem kuterid g, por pak ka pasur efekt. Çka më preferoni ju?

PËRGJIGJE:

Duhet ta konsultoni mjekun ordiner (infektologun, dermatovenerologun), pastaj do të merret terapia adekuate.

I nderuari doktor Hamdi. Jam 25 vjeçar, kam një erë të keqe nga goja. I kam pas dhëmbët e prishur, i pata rregulluar, por prapë kam erë. Si shërohet edhe prej nga vjen kjo erë?

PËRGJIGJE:

Bëni analizat komplete mikrobiologjike nga fyti dhe hunda ose analizat e tjera laboratorike, konsultoni me mjekun stomatolog, përdorni vetëm Septolete derisa të bëhen analizat përkatëse dhe vizita nga stomatologu

Mirëdita doktor. Jam Viona dhe profesoresha ime na ka dhënë një detyrë: të nxjerrim informacione nga interneti për infeksionin e gojës. Tash e sa ditë provoj të gjej diçka, por kot. Ju kisha lutur që nëse keni ndonjë literaturë rreth kësaj të ma dergonit në e-mailin tim viona_byqmeti@hotmail.com. Do t`ju isha shumë mirënjohëse për këtë të mirë. Faleminderit për kohën dhe përkushtimin tuaj.

PËRGJIGJE:

Duhet të paraqiteni për ndihmë te kolegët nga lëmi i stomatologjisë orale.

Para dy viteve më kanë gjetur stafilokok aureus në pjesët e syrit. I ka përdorur të gjithë antibiotikët e mundshëm, por pa sukses. A keni ndonjë propozim?

PËRGJIGJE:

Duhet të paraqiteni në ambulancën specialistike, klinika infektive me analizat e cekura dhe raport nga oftalmologu. Ky infeksion mund të tejkalohet me një terapi brenda disa ditësh.

Përshëndetje. Jam një vajzë 15 vjeçare. Ka 2 vjet që në shpinë më dalin disa puçrra me qelb, por kur shkoj në pushime (deti), më hiqen. A mund ta di se pse më bëhen dhe me çka mund t’i shëroj?

PËRGJIGJE:

Është një veçori e shpeshtë paraqitja e këtyre ndryshimeve lëkurore në këtë moshë. Përdoreni kremra antibiotikësh- travazol, gentamicin për disa ditë.

Kam endokardit në zemër qysh para 13 vitesh. Shkaktar ka qenë dhëmbi, tani kam më shumë nevojë për ndihmë. Përveç kësaj, tani kam probleme edhe me dhëmbët, më mbledhin qelbë në rrënjë edhe pse i mjekoj, çka të bëj?

PËRGJIGJE:

Ju lutem, problemet shëndetësore që ju i cekni, janë të një natyre që duhet qasje ekipore e mjekimit (kardiologu, infektologu, stomatologu), ndryshe terapia nuk do të jetë e drejtë.

Jam Aida, 23 vjeçe. Para disa javësh, filluan të më dilnin njolla në trup dhe kisha nxehtësi trupore. Këto njolla të mëdha më shfaqeshin herë pas here, veçanërisht në mbrëmje dhe më jepnin afsh e temperaturë. Pasi bëra shumë analiza, zbulova se isha me lambie. Tani po mjekohem dhe ndihem disi më mirë, por jam e frikësuar, pasi kam dëgjuar se lambia, vështirë të shërohet. Ju lutem më thoni nga se shkaktohet një infeksion i tillë? Si trajtohet ai dhe a shërohet përfundimisht?

PËRGJIGJE:

Së pari, ju duhet të dini se giordolamblio është një infeksion që shkaktohet nga një protozoar flagjelas i përhapur kudo, veçanërisht në kushte të ulëta higjienike. Transmetimi i sëmundjes bëhet me rrugë fekalorale, në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet duarve të palara dhe indirekt, nëpërmjet ndotjes së ushqimeve dhe ujit.

Një rrugë tjetër është gjithashtu infektimi i ujit të pijshëm nga ata njerëz që janë bartës të sëmundjes. Kjo sëmundje ndahet në fazën akute, subakute dhe kronike. Përsa u përket shenjave kryesore të kësaj sëmundjeje, mund të them se ajo shfaq diarre të ujshme me erë të keqe me tendosje abdominale dhe gromësira me erë squfuri, anoreksi, dhimbje koke, dhimbje muskujsh etj.

Medikamentet më të suksesshme në mjekim janë derivatet e imidozolit (tinidozol, metronidazol, abendazol etj). Doza e medikamentit dhe kohëzgjatja e tij varen nga klinika e sëmundjes, si dhe nga stadi i saj, prandaj do t’ju rekomandoja të konsultoheni me një mjek infektolog.

Kjo sëmundje është e shërueshme, mjafton që të ndiqet rregullisht. Masat parandaluese të kësaj sëmundjeje janë: Zierja e ujit të pijshëm për rreth 10 minuta ose dezinfektimi i tij me klor, higjienë personale e lartë, larja e duarve sa më shpesh, mosngrënia e ushqimeve në vende me higjienë të ulët sanitare etj.

Jam 73 vjeçar, me diabet, kam probleme me prostatë (i operuar para dy muajve), tension 105/70-80. Marr insulinë 26 me 18, antibiotik për prostatë. Por, ajo çka po më brengos së fundi është problemi që kam me kapsllëk. Doktor, çka më preferoni ju? Flm. Imeri

PËRGJIGJE:

Z. Imer, ju duhet ta bëni edhe një ekzaminim klinik nga lëmi i infektologjisë, sepse janë të shumtë faktorët infektivë që mund të kenë ndikim në simptomat tuaja. Deri atëherë, përdorni lëngje dhe ushqim të lehtë.

Doktor, brengosem për mëlçinë, sepse barku po më fryhet nganjëherë. Më dhemb ana e djathtë, urinoj shpesh. Jam me epilepsi, gati jam shëruar. Pasi të bëhen analizat për epilepsi, a mundet doktori të dijë se a kam probleme edhe me mëlçi? Shkupjania

PËRGJIGJE:

Z Shkupjane, ju vuani nga epilepsi, ndërkohë keni edhe fryrje të stomakut. Ekziston mundësia e dëmtimit të këtij organi vital me terapinë e juaj. Sidoqoftë, mjeku që ju ordinon kundër epilepsisë do të sqaron nëse keni dëmtim nga barërat apo jo. Përndryshe, ju duhet të bëni vazhdimisht testet e ekzaminimit të mëlçisë dhe pastaj të merrni terapinë e duhur.

Për detaje tjera, ju mund të lajmëroheni në Klinikën Infektive në Prishtinë, ditëve të hëna.

Jam në moshën 49 vjeçe, kam qenë te gjinekologu për shkak se kam kruarje. Kam përdorur canesten suposte edhe nistatin yndyrë, por prapë më është përsëritur kruarja. Ju lutem, më tregoni, çka duhet të përdori për të eliminuar këtë brengë që kam? Hatixhja

PËRGJIGJE:

Z. Hatixhe, ju keni një infeksion urogjenital dhe gjinekologu juve duhet t’u qartësoj se nga është ai infeksioin dhe i cilës natyrë është. Duhet të bëni dhe strisho vaginale dhe urinokulturën tre ditë me antibiogram, pasqyrën e gjakut dhe së bashku me një incizim të pjesës së poshtme të abdomenit me ultratingull.
Deri atëherë, kur ju të përfundoni analizat, përdorni qaj uvin dhe lëngje. Me analiza pastaj, duhet të mjekoheni te gjinekologu dhe infektologu.

E kam vajzën 4 vjeçare. Përpara gjoksit i kanë dal disa lytha me qelb edhe po i skuqen. Ka kruarje dhe dhimbje. Doktor, ju lutem, më ndihmoni të gjej zgjidhje për problemin e vajzës sime? Adelina

PËRGJIGJE:

Ju duhet të përdorni një krem zinci oxydi 2x, 5 ditë me radhë, pastaj mund të lajmëroheni në Klinikën Infektive në Prishtinë, në ambulancë, ditëve të hëna dhe ju ndihmoj për së afërmi.

Përshëndetje Dr. Hamdi. A ka mundësi të më jepni ndonjë të dhënë monitorimi: antibiotikët në infeksionet e tonsileve duke u bazuar në leukocitozë. Do të më ndihmonit shumë. Shpresoj në ndihmën tuaj. Me respekt, Hatixhja.

PËRGJIGJE:

Hatixhe, ju mund te konsultoni mikrobiologjinë mjekësore, botimi Tiranë ose librin universitar të infektologjisë nga Zagrebi. Përndryshe, pacientët duhet të bëjnë analizat mikrobiologjike nga nazofarinxi dhe SE me CRP dhe Testin TAST dhe sipas antibiogramit ordinohet terapia.

Jam 40 vjeçar, kam probleme me barkqitje të shpeshta në një kohë të shkurtër. Nganjëherë kam temperaturë në bark, kam problem derisa ta kryej barkqitjen (këtë problem e kam nga shkolla e mesme), kohë pas kohe. Rexha

PËRGJIGJE:

Duhet shumë shpejt ta bëni një ekzaminim klinik infektologjik me një fotografim të abdomenit (Ultrazëri), si dhe analizat mikrobiologjike. Mos lejoni që të përballoni edhe këto simptoma. Ose, paraqituni të hënave, në ambulancën e Klinikës Infektive.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori