LAJMI I FUNDIT:

Profesori shqiptar që zbuloi vaksinën kundër kancerit!

Profesori shqiptar që zbuloi vaksinën kundër kancerit!

Profesor Shuajp Kraja është shpikësi i parë shqiptar që gëzon të drejtën mbi patentën evropiane për vaksinën kundër kancerit.

E konsideruar si një shpikje inventive në fushën e mjekësisë, lëshimi i kësaj patente nga Organizata Evropiane e Patentave (EPO), i hap rrugën procedurave për marrjen e autorizimit të prodhimit nga Bashkimi Evropian, transmeton ATSH.


Në kuadër të studimit pilot me pacientë vullnetarë, me Bi vaksinën kundër kancerit janë trajtuar e shëruar për një kohë të gjatë disa dhjetëra raste ndër vite.

Ajo shfaq siguri të plotë në trajtimin dhe shërimin e formave të ndryshme të kacereve, pa rishfaqje të tyre.

Bi vaksina përbën një mënyrë mjekimi shumë më të përshtatshme që konkurron dhe do të zëvendësojë ”artilerinë” e rëndë të kimioterapisë dhe radioterapisë si një gjilpërë inteligjente (timolimfocite hiperimune me informacion të përzgjedhur të ri), që do të jetë në gjendje ndërmjet trilionë qelizash të organizmit (normale dhe malinje), të dallojë dhe të vrasë në mënyrë të përzgjedhur qelizat malinje pa dëmtuar qelizat e shëndosha të organizmit.

Bi vaksina aplikohet për mjekimin e formave të ndryshme të kancerit dhe po ashtu vlen në imunizimin kundër shfaqjes së kancerit në persona të shëndoshë, por të predispozuar për të zhvilluar kancer.

Patenta për këtë shpikje njihet në shumë shtete dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare si Zyra Evropiane, Gjermania, Zvicër, Francë, Britania e Madhe, Irlandë, Shqipëri, Kosovë e Kroaci.

Profesor Kraja ka marrë po ashtu një patentë të dytë në nivel evropian për ilaçin “Shukrain 55” edhe kjo e regjistruar për patentë pranë institucionit të Regjistrimit të Patentave dhe Markave, këtë radhë në Gjermani.

Medikamenti ka një spektër të gjerë dhe është vërtetuar gjithashtu efektiv ndaj viruseve patogjene të rrezikshme për shëndetin e njeriut si hepatitet virale HIV AIDS dhe gripit, duke parandaluar epideminë e tij.

Ne pranverën e vitit 2015 është konfirmuar pranimi i këtij medikamenti si inovacion i patentuar mjekësor duke ju dhënë e drejta e prodhimit industrial.

Konsiderohet si një domosdoshmëri hedhja e këtij medikamenti në tregun ndërkombëtar, duke u bazuar në efektet kuruese dhe shëruese kundër sëmundjeve të ndryshme virale bakteriale.

Ai vlerësohet si një inovacion i patentuar shumë i nevojshëm për farmaceutikën botërore, veçanërisht aty ku OBSh jep alarmin për rezistencën e antibiotikëve dhe kohën e gjatë të mungesës së tyre në treg.

Profesor Shuajp Kraja ka lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1936. Ka specializuar për biologji molekulare, ai ka një karrierë të pasur shkencore e akademike, që i kalon kufijtë shqiptarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori