LAJMI I FUNDIT:

Projekt për studentët që dëshirojnë të bëhen tutor në Maqedoni

Projekt për studentët që dëshirojnë të bëhen tutor në Maqedoni

Studentët të cilët dëshirojnë që falas të mësojnë nxënës të shkollave fillore, nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, si edhe nxënës të shkollave të mesme, duhet që të paraqiten në portalin interaktiv për tutorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këta student duhet të paraqiten në faqen e internetit e përgatitur enkas për këtë çështje, nga 1 e deri më 30 tetor të këtij viti.


Me këtë projekt synohet që t’u ndihmohet nxënësve në përfitimin e njohurive në lëndët që e kanë të vështirë t’i kuptojnë, duke mos paguar asgjë. Përfitim do të ketë edhe studenti tutor, nëse nxënësi do të ketë notë më të lartë se viti paraprak. Kjo do t’i jep studentit tutor dhjetë pikë shtesë që do të mund të shfrytëzohen kur të aplikojë për bursë.

Studentët e interesuar për këtë projekt duhet të jenë të rregullt, të kenë një letër rekomandimi dhe të ketë notë mesatare prej më së paku 8. Përzgjedhja e studentëve do të bëhet nga një komision i posaçëm.

Sipas rregullave të projektit, një student mund të paraqitet për më së paku katër lëndë, pra të mësojë një lëndë të ndryshme për katër nxënës, kurse do të duhet të mbajë më së paku 1 orë mësim në javë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori