LAJMI I FUNDIT:

Projekte për gratë kosovare

Projekte për gratë kosovare

Dhjetë projekte të organizatave të shoqërisë civile kanë nisur sot zyrtarisht në Kosovë, në praninë e udhëheqësit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Samuel Zbogar, koordinatores për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Osnat Lubrani, dhe udhëheqëses së UN Women projekt zyrës në Kosovë, Flora Macula.

Gjatë ngjarjes, janë prezantuar të dhjetë projektet dhe përfituesit zyrtarisht kanë nënshkruar kontratat e tyre.

“Qëllimi i granteve, të cilat së bashku arrijnë shumën prej 220,000 eurosh, është që të fuqizojë pozitën e grave në Kosovë, në veçanti të sigurojë pjesëmarrjen më të madhe të grave në ndërtimin e paqes dhe planifikimin e post-konfliktit. Grantet janë dhënë si pjesë e projektit të përbashkëta të UN Women, UNDP-së dhe BE-së për gratë, paqen dhe sigurinë…”, thuhet në njoftimin e UN Women.


Zbogar, me këtë rast, ka thënë se “lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, sigurimi i sjelljes së mirë të policisë dhe sistemit gjyqësor në rastet e dhunës në familje dhe rritja e mëtutjeshme e kapacitetit të përgjithshëm të shoqërisë civile që merret me barazi gjinore dhe të drejtat e grave, janë vetëm disa nga shembujt që tregojnë angazhimin e BE-së ndaj këtyre çështjeve në Kosovë dhe më gjerë”.

Mësohet se në nëntë nga dhjetë projektet marrin pjesë gra të komuniteteve jo-shumicë dhe se ato implementohen në tërë Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori