LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Shkupit: Nga PSP nuk kemi marrë as dëshmi e as informatë relevante për vdekjen e Krpaç

Prokuroria e Shkupit: Nga PSP nuk kemi marrë as dëshmi e as informatë relevante për vdekjen e Krpaç

Prokuroria e Shkupit sot ka njoftuar se nga PSP nuk ka marrë dëshmi ose informata relevante për kërcënime ndaj Kosta Krpaç, transmeton Telegrafi Maqedoni.

PSP një ditë pasi u gjet trupi i Kosta Krpaç në banesën e tij, njoftoi se ai ka qenë dëshmitar i cili iu është paraqitur vetë dhe i cili ka qenë nën kërcënime. Mbrëmë PSP njoftoi se të gjithë informatat relevante i ka dorëzuar tek Prokuroria e Shkupit, por se nuk i ka dërguar informata të cilët kanë qenë pjesë e procedurës para hetimore në të cilën dëshmitar është i ndjeri.

PTHP – Shkup, sot njoftoi se i ka ndërmarrë të gjithë masat për hetimin e rastit edhe krahas asaj që nuk kanë pranuar informata relevante nga Prokuroria Speciale.

Telegrafi Maqedoni në mënyrë integrale ua transmeton atë që thuhet në njoftimin e prokurorisë së Shkupit:

“Pas rastit në të cilën personi Kosta Krpaç u gjet i vdekur me plagë nga armë zjarri në banesën e tij, Prokuroria themelore publike – Shkup, menjëherë i ndërmori të gjitha masat dhe veprimet për hetimin e shkaqeve të vdekjes dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur vdekja.

Duke marrë parasysh që vdekja e personit Kosta Krpaç, zgjoi interesim të madh në opinion publik, për të cilën arsye përhapen spekulime të shumta që e pengojnë hetimin dhe krijojnë presion ndaj institucioneve, prokuroria me kujdes të duhur i ndjek dhe heton të gjithë informatat e publikuara dhe në dispozicion, për ta hetuar në tërësi ngjarjen dhe të mos lejojë që rezultatet nga hetimi të lënë hapësirë për dyshim për interesat apo qëllimet e kujtdo.

Në mesin e publikimeve, ishte edhe njoftimi i dhënë nga Prokurorisë publike për ndjekjen e veprave penale të lidhura me, dhe që burojnë nga përgjimet e paligjshme të komunikimeve, në të cilën thekson se, citojmë: „Njëkohësisht ju informojmë se kjo prokurori publike posedon dëshmi për shumë rrethana relevante, përfshi edhe për presionin në të cilin gjendej personi Kosta Krpaç …“

Prokuroria themelore publike – Shkup dërgoi kërkesa deri te më tepër institucione, midis tyre edhe deri te ajo prokurori, në të cilën kërkohej ti dorëzohen të gjithë të dhënat dhe dokumentacioni për të cilët aludonte deklarata e asaj prokurorie, respektivisht ti dorëzojnë të gjithë faktet relevante, përfshi edhe ato për presionin nën të cilën është gjetur personi Kosta Krpaç.

Është e domosdoshme të theksojmë që nga Prokuroria publike për ndjekjen e veprave penale të lidhura me, dhe që burojnë nga përgjimet e paligjshme të komunikimeve nuk është dorëzuar asnjë dëshmi e as çfarëdo qoftë informate relevante në këtë drejtim, por edhe krahas kësaj Prokuroria themelore publike – Shkup, vazhdon ta hetojë rastin. Janë dhënë një numër i madh urdhëresash për ekspertizë, analiza, grumbullim të dhënash dhe dokumentacionit. Në rrjedhë e sipër është procedura e ftesës dhe kryhen biseda me persona për të cilët mund të pritet të kenë të dhëna të caktuara për zbardhjen e ngjarjes. Janë duke u ndërmarrë edhe veprime tjera hetimore të cilat janë në rrjedhë e sipër.

Prokuroria themelore publike – Shkup, do të vazhdojë me ndërmarrjen e veprimeve. Bashkëpunon dhe do të bashkëpunojë me të gjithë institucionet në drejtim të zbulimit dhe përndjekjes së kryerësve të veprave penale.

Sapo do të ketë të dhëna konkrete për rastin, opinioni do të njoftohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori