LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Nazime Visha vrau me paramendim

Prokuroria: Nazime Visha vrau me paramendim

Organi i akuzës në Tiranë mbylli hetimet ndaj 18-vjeçares Nazime Visha, e akuzuar për vrasjen e shtetasit Fiqiri Muça më 13 gusht të 2012-ës. Prokuroria e Tiranës dorëzoi dosjen e 18-vjeçares në gjykatë, duke ngritur akuzën për vrasje me paramendim ndaj Nazime Vishës.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria deklaron se ka sqaruar shumë momente në lidhje me ngjarjen. Momenti i parë është largimi i Nazime Vishës nga banesa për dhjetë ditë në muajin maj dhe qëndrimi në mal me Fiqiri Muçën.

“Mes provave të do të dërgohen në Gjykatë ndodhen disa dhjetëra foto, të hedhura në një CD, por disa prej tyre janë printuar nga ana e Prokurorisë. Fotot janë imazhe të fiksuara me kamerën e celularit të Fiqiri Muçës gjatë kohës së qëndrimit me Nazimen në ditët kur e akuzuara kishte ikur nga shtëpia”, thanë burimet e Prokurorisë, transmeton BW.


Sipas tyre, fotot paraqesin situata intime të çiftit dhe në to nuk ka asnjë element të dhunës apo detyrimit ndaj 18-vjeçares. “Fotot e nxjerra nga celulari i Fiqiri Muçës përbëjnë një provë se në momentin e largimit nga banesa, 18- vjeçarja nuk ka qenë e detyruar apo e rrëmbyer”, thanë burimet nga Prokuroria.

Sipas tyre, momenti i dytë i sqaruar gjatë hetimeve është prishja e fejesës së Nazime Vishës me të riun nga Vaqari, emigrant në Itali. Hetimet kanë saktësuar se prishja e fejesës ka ardhur nga emigranti, i cili pasi kishte marrë vesh ngjarjet e ndodhura mes 18-vjeçares dhe Fiqiri Muçës, ka vendosur të ndërpresë komunikimin dhe ta mbyllë këtë histori. Momenti ende i pashpjeguar është vrasja dhe ditët para kësaj ngjarjeje.

Nga ana tjetër vajza reagoi ndaj pretendimeve të prokurorisë, duke deklaruar se ishte detyruar të vriste Fiqiri Muçën pasi ky i fundit kishte abuzuar me të.

"Vrava përdhunuesin", deklaroi ajo.

Ngjarja, ku mbeti e përfshirë 18-vjeçarja Nazime Visha u shënua në datën 13.08.2012 në vendin e quajtur Xhamia në qendër të fshatit Krrabë në Tiranë. Policia gjeti të vrarë me armë zjarri shtetasin Fiqiri Muça, ndërsa nga të dhënat e policisë rezultoi se ai është qëlluar me armë zjarri nga Nazimja me qëllim vetëmbrojtjen. Kjo për arsye të tentativës për t’u rrëmbyer nga Fiqiriu.

Sipas dosjes së prokurorisë, viktima, disa vite më parë, për shkak të marrëdhënieve të punës është njohur me të atin e Nazimes dhe kanë lidhur miqësi, e cila më vonë është bërë edhe familjare, pasi vëllai i Fiqiri Muçës është bashkëshorti i motrës së Nazimes. Nisur nga kjo lidhje, viktima shpesh për shkak të punës qëndronte me ditë të tëra në banesën e shtetasit Beqir Visha dhe në një rast, sipas Nazimes ai e ka gjetur të vetme në banesë duke e provokuar për të kryer marrëdhënie seksuale me të, gjë e cila ka ndodhur pa pëlqimin e Nazimes.

Në muajin Dhjetor të vitit 2012, familja Visha e ka fejuar Nazimen, fejesë të cilën viktima e ka përjetuar keq. Ndërkohë që, sipas pretendimeve të të pandehurës, viktima jo vetëm ka insistuar në ruajtjen e marrëdhënies mes tyre, por edhe e ka kërcënuar se ajo nuk do të fejohej me asnjeri përveç tij, ndërsa në një rast me këtë gjuhë i ka folur edhe të fejuarit të saj, gjë e cila e ka detyruar këtë të fundit të prishë fejesën. Nga hetimet e çështjes në fjalë rezulton se mes viktimës dhe personit nën hetim Nazime Visha ka patur për një kohë relativisht të gjatë marrëdhënie seksuale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori