LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria nuk e përjashton ndjekjen e Thaçit e Veselit

Prokuroria nuk e përjashton ndjekjen e Thaçit e Veselit

Adem Grabovci mund të mos mbetet protagonisti i vetëm i “Dosjes së Shefave”, ndaj të cilit Prokuroria e Shtetit ka nisur hetime. Kështu ka paralajmëruar prokurorja Drita Hajdari, e cila ka thënë se nëse gjatë hetimeve për përgjimet zbulohet “diçka e dyshimtë ose elemente të veprës penale, ne nuk do të hezitojmë.”

Në këtë kontekst, hetimet mund të nisin edhe ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të PDK-së të cilët dëgjohen në një numër përgjimesh telefonik në kuadër të Dosjes së Shefave.


“Do të ngritim hetime ndaj çdo zyrtari, përfshirë edhe ata në poste të larta të Qeverisë së Kosovës. Nuk do të bëjmë përjashtim për askënd, sepse e kemi vullnetin dhe mbështetjen për t’i quar përpara hetimet. Ekipi i prokurorëve sot kemi nxjerrë një aktvendim për fillimin hetimeve në bazë të provave fillestare me të cilat disponojmë ndaj Adem Grabovcit. Tani do të shohim se ku dhe te kush do të na qojnë hetimet”, ka thënë Hajdari për portalin Indeksonline.

26 ditë pas nisjes së publikimit të përgjimeve nga Insajderi, Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetime ndaj nënkryetarit të PDK-së, Adem Grabovcit. Ai dyshohet për vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë viteve 2011-2012.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se vendimi për hetim është bazuar në ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm se i pandehuri Adem Grabovci, si person zyrtar, deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të PDK-së, gjatë vitit 2011 e tutje, ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar për ta siguruar pushtetin politik dhe ndikimin mbi procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike të Republikës së Kosovës.

Prokurorja Hajdari ka thënë po ashtu se do të hetohen edhe personat për të cilët dëshmohet – përmes përgjimeve – se janë punësuar në institucione publike me ndihmën e PDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori