LAJMI I FUNDIT:

Promovimi i projektit ndërkufitar Kosovë-Mali i Zi

Promovimi i projektit ndërkufitar Kosovë-Mali i Zi

Në kuadër të programit ndërkufitar Kosovë – Mal i Zi, është mbajtur takimi i parë i Komitetit Drejtues të projektit BorN- Mbrojtja e Biodiversitetit dhe zhvillimit të parqeve natyrore Prokletije dhe Bjeshkëve të Nemuna.

Ky është një projekt i BE-së i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e implementuar nga Trentino con il Kosovo në bashkëpunim me Associazione Trentino con i Balcani, Komunën e Plavës, Agjensioni i mbrojtjës së ambientit të Kosovës, Komuna e Pejës, Komuna e Petnjicës dhe Qendra për zhvillim rajonal i Rozhajës.


222

Komiteti Drejtues përbëhet nga shtatë partnerët të projektit që vijnë nga autoritetet lokale dhe organizatave të shoqërisë civile. Në takimin e parë morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Petnjicës Samir Agovic, Sekretari i Komunës së Rozhajës Nezir Daçiq, drejtor i Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Plavës dhe Drejtori i Shoqatës Trentino con i Balcani, Z. Maurizio Camin.

Komiteti drejtues dhe projekti ndërkufitar menaxhohet nga drejtori i Trentino con il Kosovo, Elbert Krasniqi.

333

Takimi kishte qëllimin kryesor bazuar në Projekt, të sigurojë palëve të interesuara me aftësitë dhe mundësitë për të rritur bashkëpunimin ndërkufitar në fushën e mbrojtjes së mjedisit përmes iniciativave të përbashkëta me qëllime të mbrojtjes, promovimit dhe menaxhimit të ekosistemit të vlefshëm dhe të ndjeshëm të zonës së përfshirë në projekt, të nxitjes së organizatave të shoqërisë civile, organizatave publike dhe private, bizneseve të vogla lokale dhe nxitjes së dialogut mes akterëve.

Kohëzgjatja dhe masa e projektit është 18 muaj në teren të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe do të zbatohet në zonën ndërkufitare Kosovë – Mal i Zi.