LAJMI I FUNDIT:

Pronarja e kopshtit që dhunoi fëmijën nuk ndalet: Më ngritën kurth!

Pronarja e kopshtit që dhunoi fëmijën nuk ndalet: Më ngritën kurth!

Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit “Diren”, kërkon në Gjykatën e Lartë një masë më të lehtë sigurie, pasi Gjykata e Tiranës dhe ajo e Apelit e lanë në “arrest me burg”, pasi akuzohet për keqtrajtim të miturish dhe shpërdorim detyre.

Gjatë seancës në Gjykatën e Apelit, ajo është shfaqur e penduar duke thënë se situata i ka dalë nga kontrolli dhe mbi të gjitha se i është ngritur kurth.


Si e kuptoi babai dhunën ndaj fëmijës 3 vjeçar (Video)
Lexo po ashtu Si e kuptoi babai dhunën ndaj fëmijës 3 vjeçar (Video)

“Jam penduar. Situata më doli nga duart. Nuk më shkonte ai gjest, e di. Po ta shihni videon, jam penduar që atë moment. Më ngritën kurth, edukatorja mbante qëndrim neutral”, ka deklaruar ajo. /albeu.com/