0Shares

Grupi i qytetarëve kanë protestuat edhe të mërkurën para selis qendrore të KEK-ut në Prishtinë, për të shprehur pakënaqësitë e tyre kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Për më se gjysmë ore, qytetarët kanë mbajtur të bllokuar njërën pjesë të rrugës përballë KEK-ut duke paralajmëruar që me 6 mars do të organizohet një protestë më masive.

Në shenjë pakënaqësie qytetarët dogjën një faturë të improvizuar dhe kërkuan që faturat e muajit janar të shpallen të pa vlefshme.

Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar protestë për të mërkurën e ardhshme.

Në një komunikatë për media nga Grupi Organizativ është thënë se nëse qytetarët nuk paguajnë fatura atëherë KEK-u le të ankohet për secilin individualisht. “Kërkesat e protestueseve vazhdojnë të mbesin të njejta, kurse për një organizim më madhështor protesta e ardhshme po paralajmërohet me datën 6 mars 2013. Protesta e ardhshme do të jetë gjithë popullore dhe do të ftohet të gjitha organizatat joqeveritare, partitë politike, grupet e interesit, sindikatat dhe të gjithë qytetarët e prekur dhe të tjerë që sa më masivisht të përkrahin kërkesat e qytetarëve të shprehura në protestat e deritanishme dhe të ndihmojnë me organizim e protestës së ardhshme”, theksohet në komunikatë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)