LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit hedhin poçe para KEK-ut

Protestuesit hedhin poçe para KEK-ut

Ka vazhduar edhe sot protesta e qytetarëve ndaj KEK-ut, të cilët të pakënaqur kanë gjuajtur poçe elektrikë në oborrin e KEK-ut në shenjë revolte ndaj mënyrës së faturimit të energjisë.

Ata kanë akuzuar drejtuesit e KEK-ut dhe ata të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik se po vjedhin qytetarët. Protestuesit nuk janë pajtuar me hapat e deritashëm të ndërmarrë nga KEK-u.

Ata kanë kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që t’i kryejë më shpejtë hetimet e nisura ndaj korporatës. Organizatorët kanë ftuar të gjithë qytetarët që të dalin edhe të mërkurën dhe ditëve tjera në vijim për të protestuar ndaj faturave të shtrenjta të energjisë. /Telegrafi/