LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit te Sharrcemi: “Qeveri t’i ku je, klasën punëtore pa bukë e ke”

Protestuesit te Sharrcemi: “Qeveri t’i ku je, klasën punëtore pa bukë e ke”

Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, sot në Han të Elezit protestuan ish punëtorët e kombinatit SharrCem, të cilët kërkuan nga autoritetet më të larta të vendit që të kërkojnë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, ta kthejnë kombinatin në duar të ish-punonjësve.

Punëtorët u bashkuan te stacioni i trenit në Han të Elezit dhe vazhduan marshin drejt portës së Cimentos.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare, Xheladin Laqi gjykoj AKP-në për privatizimin ilegal të ish kombinatit “Sharr”, ku mbi 1 mijë e 100 punëtorë i largoi dhunshëm nga vendet e punës edhe pse ishin aksionar.

Ky Këshill ka prova të mjaftueshme kundër AKP-së, se ka shkelur të gjitha ligjet vendore dhe ndërkombëtare, dhe ka bërë privatizimin mbi privatizim.

Laqi ndër pesë kërkesat e tij kërkon nga Prokuroria e shtetit që urgjentisht të hetojë privatizimin e kësaj ndërmarrje dhe punëtorëve t’iu kthehet statuti i shoqërisë aksionare në vendet e punës dhe t’iu bëhet kompensimi për aq vite, që me dhunë u larguan nga vendet e punës nga uzurpuesit e fabrikës.

Protestuesit gjatë marshit brohoritnin “poshtë AKP”, “poshtë uzurpatorët”, “Qeveri t’i ku je, klasën punëtore pa bukë e ke”.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Fafa Resort
Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Ekonomi
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Prishtina Ticket
Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home
Ftesë per ofertim

Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO

IPKO
Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Ekonomi
Kalo në kategori