LAJMI I FUNDIT:

Provojeni dietën laramane: Dy kilogramë për katër ditë

Provojeni dietën laramane: Dy kilogramë për katër ditë
Diet and weight, young woman with a scale, she is happy about the success

Dietat që bazohen në uri nuk japin rezultate afatgjata, sepse kilogramët e humbur kthehen shpejt.

Provojeni dietën laramane, e cila jep rezultate të mira. Mjafton që t’i ndiqni ngjyrat sipas ditëve dhe t’i konsumoni këto shujta të balancuara mirë.


DITA E BARDHË
Kafjalli: Frape nga dy decilitra qumësht me pak yndyrë dhe me 2 banane
Zamra: 1 banane
Dreka: Krem supë nga kërpudhat, filetë pule e pjekur në skarë dhe një fetë buke integrale
Darka: Makarona me djathë

DITA E VERDHË
Kafjalli: Frape nga 2 decilitra qumësht soje dhe një fetë pjepri
Dreka: Krem supë nga kungulli, oriz me mish viçi
Darka: Omëletë nga specat e verdhë
Zamra: 1 grejpfrut

DITA E GJELBËR
Kafjalli: 1 fetë buke të thekur, pashtetë nga tuna, një filxhan me çaj të gjelbër
Dreka: Supë nga brokoli, një fetë buke të thekur
Darka: Dy pjesë mishi të bardhë të pulës, sallatë e gjelbër
Zamra: 1 mollë e gjelbër

DITA E KUQE
Kafjalli : Frape nga 2 decilitra qumësht dhe 250 gramë mjedra (bën të jenë edhe të ngrira)
Zamra: 1 grusht me pemë me lëvozhga
Dreka: 2 speca të kuq të mbushur, një fetë të bukës integrale dhe një sallatë me domate
Darka: Makarona me salcë të domateve dhe me djathë parmezan, një filxhan me çaj nga hibiskusi

Ky regjim i të ushqyerit nuk është i vështirë pasi që e përjashton mundësinë e urisë transmeton gazeta Kosova Sot. Nëse gjatë një dite në tavolinë keni ushqime të vetëm një ngjyre, do të hani shumë më pak dhe do të liroheni shpejtë nga kilogramët e tepërt. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori