LAJMI I FUNDIT:

PS4 Slim debuton më 15 shtator!

PS4 Slim debuton më 15 shtator!

Sony ende nuk ka përfunduar punë me PlayStation 4. Në fakt, kompania tani ka zbuluar PS4 Slim, që është version më i hollë i konsolës së fundit nga kompania.

Deri tani kanë qarkulluar thashetheme të shumta mbi këtë pajisje, dhe tani kjo konsolë do të bëhet realitet.


Sony PS4 Slim do të arrijë më 15 shtator për një vlerë prej 300 dollarëve. Kjo është një vlerë mjaft e volitshme duke kujtuar se vlera fillestare e PS4 në lansimin e parë në 2013 ka qenë shumë më e lartë.

Konsola Slim është rreth 30 për qind më e vogël se PS4 standard. Natyrisht, pajisja e re do të luaj të gjitha lojërat ekzistuese të PS4.

Dallimi kryesor është se PS4 Slim është nje version më modern dhe më me shkëlqim se gjenerata ekzistuese e konsolave të Sony-të.