LAJMI I FUNDIT:

Pse disa njerëz nuk i duan aktivitetet trupore

Pse disa njerëz nuk i duan aktivitetet trupore

Hulumtuesit e Iowa State University janë marrë me arsyet pse disa persona të caktuar merren rregullisht me aktivitete trupore derisa tek të tjerët shkaktojnë refuzim.

Autorët e studimit përgjigjet i gjejnë në kiminë e organizmit të njeriut. Është vënë re që ekzistojnë edhe arsye të tjera përveç disiplinës dhe motivimit, të cilat te disa nxisin aktivitetin trupor, ndërsa tek të tjerët pikërisht efektin e kundërt.

Autorët e studimit kanë zbuluar që mënyra në të cilën trupi përjeton aktivitetin trupor është një nga pikat kryesore të cilat ndikojnë në kryerjen e sërishme të këtij aktiviteti. Është konstatuar që shumë nuk e dinë se cilët janë kufijtë real të kryerjes së aktiviteteve trupore.


Disa e sforcojnë organizmin duke nxitur kështu stres dhe trupi nuk ndihet më mirë, por përkundrazi më keq. Rol kyç po ashtu kanë edhe faktorët gjenetikë si kapaciteti i mushkërive, bartja e oksigjenit deri te qelizat dhe ngjashëm. Por shumica e njerëzve përndryshe me aktivitet të dobët trupor e teprojnë dhe ushtrojnë në mënyrë shumë intensive dhe në fund i kontribuojnë heqjes dorë lehtë.

Theksi është vënë në faktin që aktiviteti trupor duhet t’i përshtatet çdo personi që të mund të kryhet rregu1lisht dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe të mos nxisë ndjenja që do të shkaktojnë refuzim ndaj ushtrimeve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori