LAJMI I FUNDIT:

Pse na bie gripi?

Pse na bie gripi?

Sezoni i gripit ka prekur vendin tonë edhe atë në kohën e duhur.

Aktualisht, gripi mund të shfaqej në nëntor apo edhe në mars për shkak se për shkenctarët ndërkombëtar është e vështirë të dihet sezona e saktë e gripit.

Por, ajo që dihet është se gripi gjithmonë fillon në dimër. Kudo në botë ku ekziston sezoni dimëror atje ka edhe sezonë të gripit.


Arsyeja pse ekziston sezoni i gripit është ende e paqartë për shkencëtarët. Megjithatë, ekzistojnë disa teori të ndryshme të cilat mirren me këtë çështje.

Sipas teorisë së parë, gripi arrin kulmin gjatë dimrit për shkak se njerëzit shpenzojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura duke frymosur ajri e njëri-tjetrit.

Teoria tjetër shpjegon se mungesa e vitaminës D dhe melatonin-it si dhe rrymat e ftohta e dobësojnë sistemin tonë imunitar duke na bërë më të ndjeshëm ndaj viruseve.

Teoria e tretë thotë se virusi depërton më lirshëm në ajrin e thatë dhe të ftohtë dimëror se atë të lagësht të verës. Duket se është shumë e mundshme që sezoni i gripit që prek sistemin tonë imunitar të jetë ndërlidhje e tri teorive; virusi mbijeton dhe bartet më lehtë në ajrin e ftohtë dhe të thatë. /Telegrafi/