LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk pajtohem për testimin e mësimdhënësve

Pse nuk pajtohem për testimin e mësimdhënësve

Sebahate Sopjani

Jam krenare që mbaj mbi supet e personalitetit tim emrin “mësuese”. Që një dekadë e më shumë jam në procesin e mësimdhënies edhe pse është një proces kompleks e i vështirë , por mbi të gjitha të jep kënaqësi.


Sot kur shoqëria është në vazhdën e dinamikës së ndryshimeve të mëdha, ne mësimdhënësit ballafaqohemi në mënyra të ndryshme, duke e ditur se shkolla si një mjedis edukativo-arsimor është e lidhur ngushtë me zhvillimet e shkencës dhe të teknologjisë, ndryshimet politiko-sociale e ekonomike. Përkundër të gjithave, ne prapë sfidojmë, vazhdojmë punën tonë të përkushtuar ndaj nxënësve me qëllim që t’i përgatisim për shkathtësitë e shekullit XXI.

Por kush të pyet për punën tonë se?

Vlerësimi i mësimdhënësve mund të bëhet në forma e forma, e mënyra të ndryshme, e instrumente të tjera matëse për t’i evidentuar të metat dhe cilësinë e arsimit tonë në vend nga MASHT-i sepse, po e them me plot sinqeritet, se testimi nuk mund të jetë forma apo mënyra më e saktë për cilësinë e arsimit në vend. Kurrë dhe kurrë, sepse është një vlerësim përmbledhës i viteve p.sh. 30, 20, 15, 10, pesë, e një vit përvojë pune që kanë mësimdhënësit. Dhe, si do t’i paraqesin në një copë letër të gjitha? Ekziston mundësia që 100 për qind testi të kalojë me sukses, ndërsa puna në klasë as 30 për qind e realizuar. Apo edhe e kundërta mund të ndodhë në këtë lloj testimi. Ndaj, lind pyetja:

A do të mund t’i identifikoni mësimdhënësit për :

– Menaxhim të mirë në klasë

– Motivim për mësimnxënie

– Bashkëpunimi nxënës-mësimdhënës, prindër-mësimdhënës dhe anasjelltas

– Kreativitetin brenda klasës

– Metodologjinë

– Klimën brenda klasës

– Zotërimin e interpretimit të informacionit tek nxënësit

– Artikulimin e fjalës tek mësimdhënësit dhe atij të nxënësit

– Intonacionin se si iu drejtohemi ne nxënësve

– Afërsinë, dashurinë se si e paraqesim tek fëmijët

– Kushtet didaktike e ato fizike…

Këto dhe shumë e shumë gjëra të tjera përmes testimit nuk do të mund të kuptohen nga MASHT-i. Ndaj, e kisha lutur personalisht ministrin Arsim Bajrami, bashkë me kabinetin e tij, që të hartojnë ndonjë strategji tjetër për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve apo ta respektojnë UA të dalë vet nga ky institucion (14/2013, Vlerësimi i Perfomancës së Mësimdhënësve me 12-13 nene), të jenë më afër nesh, me hospitime, monitorime e vlerësimin e dosjeve tona. Sepse, ne kemi rezultate që u testuam nga profesorët tanë të UP-ës për të qenë mësimdhënës. Këtë e kemi përfunduar. Tash ejani dhe na vizitoni në shkolla, monitorojeni punën tonë nga afër, sepse çdo gjë që shihet e preket është më e besueshme.

Ju ftoj në klasën time. Punoj në shkollë fshati, pa internet, pa kabinet të kompjuterëve apo laptop personal nga MA, pa fotokopje, pa letër A4, pa shkumësa me ngjyra, pa hamerë e shumë e shumë gjëra të tjera elementare për ta zhvilluar mësimin. Besoni ose jo, të gjithat i siguroj vet, vetëm e vetëm që nxënësit të kenë sa më shumë rezultate të mëdha.

Jam kundër testimit të mësimdhënësve, por jam edhe kundër grevës. Nuk duhet t’ua ndalim buzëqeshjen, gëzimin e 1 Shtatorit fëmijëve, sidomos atyre pëllumbave që për herë të parë ulen në bankat e shkollës.

Ndaj, le të fillojë ky vit mbarë e me sukses të madh, pa testime ndaj mësimdhënësve, por me hospitime e monitorime e forma të ndryshme nga MASHT- dhe DKA-at.

Në trend

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori