LAJMI I FUNDIT:

Pse statujat greke kanë penisë të tillë të vegjël?

Pse statujat greke kanë penisë të tillë të vegjël?

Mos pretendoni që sytë tuaj nuk do të bëheshin kureshtarë për një moment, nëse ju do të gjendeshit para një statuje “të zhveshur” klasike.

Ndërsa nuk mund të tingëllojë si subjekti më erudit, historianët e artit nuk i kanë injoruar plotësisht organet gjenitale. Tek e fundit, skulptorët i kanë kushtuar po aq kujdes punës së tyre kur bëhet fjalë tek penisi, njëjtë sikurse pjesës së tjetër të punimit të tyre, përcjell Telegrafi.


Por shtrohet pyetja: Pse në shumicën e skulpturave klasike greke, penisët paraqiten si të vegjël?

netuno19b

“Grekët i bënë penisët e vegjël dhe jo të ‘ngritur’, sepse kjo tregonte një virtyt kryesor që formonte pamjen e mashkulloritetit ideal”, shpjegon profesori Andrew Lear.

Ndërkaq bloggerja e historisë së artit, Ellen Oredsson, thekson në faqen e saj se statujat e epokës kanë shfaqur ekuilibrin dhe idealizmin.

“Burri ideal grek ishte racional, intelektual dhe autoritativ”, ka shkruar ajo. “Ai mund të ketë bërë shumë seks, por kjo nuk kishte lidhje me madhësinë e penisit të tij. Penisi i vogël i kishte lejuar atij që të mbetet i ftohtë dhe logjik”.

Ka disa teori se pse madhësia e penisit “ideal” është zhvilluar nga “më i vogël” në Greqinë e lashtë në “më të madh” në ditët e sotme.

E sipas Lear, ndoshta rritja e pornografisë, mund të jetë njëri ndër faktorët, përcjell Telegrafi.

Por Lear shton se në të dyja shoqëritë, idetë për madhësinë e penisit janë krejtësisht “pa lidhje me realitetin apo estetikën”.

Sipas tij, në kundërshtim me mitin popullor, nuk ka prova të qarta se një penis i madh lidhet me kënaqësinë seksuale – as nuk ka prova se një penis i vogël është një shenjë e maturisë dhe racionalitetit.

“Burrat grekë panë njëri-tjetrin lakuriq gjatë gjithë kohës në gjimnaz, kështu që ata duhet të kenë qenë në dijeni, se jo çdo njeri “i moderuar” një penis të vogël, dhe jo çdo “i papërmbajtur,…” kishte një të madh”, shton Lear. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Kalo në kategori