LAJMI I FUNDIT:

PSG nuk guxon të gabojë

PSG nuk guxon të gabojë

Ezequiel Lavezzi thotë se Paris Saint-Germaini nuk guxon të bëjë gabime në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve kundër Valencias.

“Nuk duhet të bëni gabime nëse dëshironi të shkoni tutje. Mendoj se në një rast të këtillë, nuk ka favoritë. Nëse bën gabime, eliminohesh”.

“Valencia është një ekip shumë i mirë që luan futboll të mirë dhe që ka përvojën në një garë si Liga e Kampionëve”.


“Nuk mendojmë se do të jetë lehtë”, ka thënë argjentinasi në konferencën me gazetarë. /Telegrafi/