Telegrafi mëson se Agjencia Kombëtare e ISBN-së, që funksionon në kuadër të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, ka lëshuar në qarkullim ISBN e parë për libër elektronik (E-Book).
E-Book apo libri elektronik kërkon pajisje me numër të posaçëm të ISBN me anë të së cilit është i dallueshëm nga botimet tradicionale. ISBN me numër 978-9951-641-00-5 i është akorduar librit elektronik “Në kërkim të daljes” shkruar nga Albatros Rexhaj dhe publikuar nga Shtëpia Botuese “Filozofia Urbane”.
Ky libër është i zhanrit dramë dhe është publikuar në formatet elektronike PDF dhe EPUB të përshtatshëm për tu lexuar në kompjuter, në tableta si IPAD, por edhe në telefona me platformë iOS apo Android. Shtëpia Botuese “Filozofia Urbane” synon të specializohet në publikimin e librave elektronikë.
Sistemi i ISBN-së u zhvillua në kohën kur kompjuterët u bënë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm në botë. Një numër i tillë ndërkombëtar ishte zgjidhje ideale në kohën e kompjuterizimit. Kështu, për nevoja të ndryshme në procesin e qarkullimit të librit, në vend që të bëhen përshkrime të gjata bibliografike, është i mjaftueshëm numri me vetëm disa shifra.
Sistemi i ISBN-së (Numri Standard Ndërkombëtar i Librit) në nivel ndërkombëtar ka filluar të funksionojë në fillim të vitit 1970. Ky sistem është zhvilluar dhe vijon të zhvillohet, të ruhet dhe të koordinohet vite me radhë nga Agjencia Ndërkombëtare e ISBN-së.
Rreth 160 vende të botës janë të integruara në mënyrë aktive në sistemin e ISBN-së, mes tyre vendeve, që nga viti 2001, gjendet edhe Kosova.
Agjencia Kombëtare e ISBN-së funksionon brenda Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Ajo përkrah në mënyrë të vazhdueshme botuesit e Kosovës për integrimin e tyre në sistemin e ISBN-së dhe pajisjen e botimeve të tyre me këtë numër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të Immanuel Kantit: Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë
Dhjetë gjërat që mund t’i mësojmë nga “Thika” e shkrimtarit Salman Rushdie
POEZI PËR DASHNORIN E LARGUAR PREJ KOHËSH
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Veshjet popullore thesar i trashëgimisë kulturore
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE