LAJMI I FUNDIT:

“Pullazxhiu” dhe “Kamishi” thumbohen sërish

“Pullazxhiu” dhe “Kamishi” thumbohen sërish

Florin Krasniqi i Vetëvendosjes dhe Bekim Haxhiu i PDK nuk po mund t’i tejkalojnë “armiqësitë” e vjetra, të cilat i shfaqën edhe njëherë të mërkurën në mbledhjen e parë për këtë vit të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, (AKI), duke mos kursyer fjalë thumbuese në adresë të njeri-tjetrit lidhur me punën e këtij komisioni.

Derisa deputeti Haxhiu e ka quajtur të dështuar punën e komisionit që e drejton Krasniqi, anëtarë i së cilit është edhe ai, deputeti i Vetëvendosjes ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se është aty për të kryer punën në mënyrë profesionale, e jo që t’i kënaq të tjerët. Madje, Florin Krasniqi i cili udhëheq Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, e ka cilësuar këtë agjenci, si institucioni më i pa politizuari në vend, edhe pse sipas tij tentativat nuk mungojnë ashtu sikurse është politizuar gjithçka në Kosovë deri të shërbëtorët e shkollave, shkruan “Zëri”.

Megjithatë, deputeti nga partia në pushtet, Bekim Haxhiu, i cili njihet me nofkën “Kamishi”, nuk kurseu kritika në adresë të rivalit të tij që njihet si “Pullazxhiu” i Amerikës për të cilin tha se nuk po punon dhe se komisioni i tij është një nga më të dështuarit.


Madje sipas tij, jo vetëm komisioni që drejton Krasniqi, por edhe ai i Albin Kurtiti, për Punë të Jashtme janë komisionet më pasive. “Jam i pakënaqur me punën e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe jo rastësisht dy komisione që udhëhiqen nga Vetëvendosje (Florin Krasniqi dhe Albin Kurti) janë komisione më pasive në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Mirëpo, pakënaqësisë së deputetit të PDK-së, menjëherë i është kundërpërgjigjur deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, të cilin e quajti thjeshtë mendim të një anëtari të Komisionit. “Këtu ka njerëz me fontanë dëshirash që ta bëjnë parlamentin si edhe e kanë bërë. Ne i kemi parë përgjimet që u publikuan, dhe në kohën kur unë kam thënë se këta (PDK) janë ‘rrugaçë’, ju keni menduar se jam i çmendur . Por, ajo që dua të them është nuk jam këtu që ta kënaq askënd, por që ta kryejë punën time si udhëheqës i Komisioni për çka mendoj se AKI është institucioni më i pa politizuar në vend, fal punës së mirë dhe agresive të Komisionit”, ka thënë Krasniqi.

Në anën tjetër, Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI do të kërkojë raport nga AKI-ja rreth informatës se publikuar në media se dëmtimi i varrezave serbe është bërë nga strukturat serbe. Megjithëkëtë, deputeti nga Vetëvendosje, Florin Krasniqi konsideron se AKI nuk është institucion që ka mundur t’i parandalojë sjelljet e tilla.

“Është e pamundshme që AKI të mund t’i parandalojë çdo ekses. Ajo ndoshta i parandalon disa që ne nuk i dimë , por një ekses që është i dëmshëm për Kosovën nuk ka mundur ta parandaloj. Nuk mund ta akuzojmë agjencinë drejtpërdrejtë, ndonëse do të diskutoj për këtë rast me drejtorin Bashkim Smaka. Megjithatë, ne si komision kemi kërkuar ta mbikëqyrim, jo ta menaxhojmë agjencinë”, ka thënë Krasniqi.

Mirëpo, deputeti nga PDK-ja, Bekim Haxhiu tha se do të kërkojnë gjithsesi në mbledhjen e ardhshme të Komisionit që drejtori i AKI-së Smaka të raportojë për çështjen e informatës se dëmtimi i varrezave serbe është bërë nga strukturat serbe. Por, “Kamishi” ka një porosi se nuk duhet kthyer skenarëve të politikave sekrete serbe në Kosovë. Po ashtu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, deputeti i LDK-së Haki Demolli shfaqi mendimin se ka pasur mungesë të mbikëqyrjes së këtij agjenci, i cili përmendi se ende nuk është bërë verifikimi i sigurisë së anëtarëve të komisionit.

“Ne kemi kërkuar që sa më parë të bëhet verifikimi i anëtarëve të komisionit në përputhje me Rregulloren e Punës dhe akteve të Kuvendi, sepse dihet se ne vazhdimisht kemi dëgjuar vetëm raporte dhe nuk kemi bërë ndonjë mbikëqyrje. Prandaj edhe nuk është faji i Komisionit, por faji qëndrojnë diku me lartë”, ka thënë Demolli. Sidoqoftë, në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së është shqyrtuar Projektligji për përgjimin e telekomunikimeve, për çka u vendos që të formohet një grup punues, i cili do t’i bashkohet grupit punues të Komisionit për Siguri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori