LAJMI I FUNDIT:

Puna që e pret EULEX-in në mandatin e ri

Puna që e pret EULEX-in në mandatin e ri

Prokurorët e EULEX-it janë të përfshirë në gjithsej 108 raste. Nga to, 40 kanë të bëjnë me krime të luftës, 40 për krim të organizuar, 15 për korrupsion, 7 kundër terrorizmit dhe 6 raste për krime financiare.

Të gjitha këto, pa llogaritur ndonjë rast të ri që mund ta marr në të ardhmen, ky mision duhet t’i përfundojë deri në qershor 2018.

Edhe pse ka filluar procesi i bartjes së rasteve, EULEX për këto tetë vjet sa është në Kosovë nuk ua ka dhënë të gjitha kompetencat vendorëve.

Avokati Arianit Koci vlerëson se zvarritja e bartës së kompetencave ka ndodhur për shkak të hetimeve për korrupsion në vet këtë mision. Ai thotë se këto raste mund të përfundohen për dy vjet.

Prej fillimit të misionit të EULEX-it, Prokuroria Speciale e Kosovës ka qenë e përfshirë në 1.350 raste.

Prej tyre edhe 854 raste vazhdojnë të jenë të pazgjidhura. Për këtë çështje Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se prokurorët e EULEX duhet të marrin përgjegjësi.

Por nëse EULEX e sheh të nevojshme të merret me raste të reja duhet të marrë leje të veçantë, pasi kjo ishte kërkesë e institucioneve të Kosovës, e që ka marrë bekimin e BE-së.

Kjo po ndodh sipas IKD-së për të kontrolluar sistemin e drejtësisë nga ana e njerëzve të politikës.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori