LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e KEDS-it ndihmojnë familjen Kryeziu nga Mleqani

Punëtorët e KEDS-it ndihmojnë familjen Kryeziu nga Mleqani

Punëtorët e njësisë së KEDS-it në Malishevë, kanë ndihmuar sot familjen e M.Kryeziut nga Mleqani. Sipas përgjegjësit të njësisë së shpërndarjes së energjisë elektrike (KEDS) në Malishevë, Dardan Krasniqi, punëtorët e kësaj njësie, janë solidarizuar me këtë familje, duke e ndihmuar familjen me mjete monetare dhe materiale.

Me këtë rast, Krasniqi, i ka falënderuar të gjithë punëtorët e kësaj njësie, për gjestin human në raport me këtë familje.


“Me të parë kronikën e televizionit “Klan Kosova”, për gjendjen e familjes Kryeziu, punëtorët e njësisë së KEDS-it, kanë grumbulluar një sasi të mjeteve monetare, si dhe veshmbathje dhe gjëra ushqimore, për ta ndihmuar këtë familje. Për këtë gjest human i falënderoi të gjithë punëtorët”, ka thënë Krasniqi.
Këtë ndihmë, sot paradite, punëtorët e njësisë së KEDS-it, do ta dërgojnë në familjen Kryeziut. /Telegrafi/