Sindikatat e Postës së Kosovës ka vazhduar edhe të enjten protestën me kërkesën që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të nënshkruajë marrëveshjen për shpërndarje të skemës sociale dhe të anulojë tenderin me të cilin ka favorizuar vetëm bankat komerciale.
Sot në mëngjes përfaqësuesit e Sindikatës u kanë shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës një shkresë me të cilën i kanë njoftuar për padrejtësinë që MPMS ka bërë ndaj Postës duke mos nënshkruar marrëveshjen e përgatitur bashkërisht nga të dyja institucionet.
Punëtorët e Postës kanë kërkuar nga deputetët që të angazhohen për korrigjimin e kësaj padrejtësie sepse shpërndarja e skemës sociale përmes bankave e jo përmes Postës dëmton buxhetin e Kosovës për më shumë se 300 mijë euro në vit.
Shpërndarja e ndihmave sociale përmes 160 zyrave postare ndihmon qytetarët sepse nuk do të maltretohen duke pritur me ditë të tëra para bankave, nuk do të detyrohen të shpenzojnë para për udhëtim, ushqim, etj. Ndihmat sociale, pensionet, etj, kudo në rajon dhe me gjerë shpërndahen nga operatorët publik postar.
Kërkesat e punëtorëve të Postës së Kosovës janë përkrahur edhe nga Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës. Duke kontaktuar institucionet e Republikës së Kosovës, përkatësisht Qeverinë e Kosovës, Bordi i Drejtorëve vazhdimisht ka bërë përpjekje që shpërndarja që e skemave sociale dhe shërbime tjera që ndërlidhen me institucione shtetërore të kryhen nga Posta e Kosovës.
Sindikatat e punëtorëve të Postës sërish i bëjnë thirrje MPMS-së që të nënshkruajë sa më shpejt marrëveshjen me Postën e Kosovës për të cilën është investuar aq shumë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Modë apo relaks?
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën