LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët kalojnë vetëm 28 minuta në pushim të drekës dhe kjo i bën ata më pak produktivë

Punëtorët kalojnë vetëm 28 minuta në pushim të drekës dhe kjo i bën ata më pak produktivë

Gjatë një dite me stres, ato minuta që i shpenzoni larg tavolinës së punës bëjnë një ndryshim tejet të madh. Sidoqoftë, një studim i ri sugjeron se njerëzit janë duke kaluar më pak kohë gjatë drekës se kurrë më parë.

Mesatarisht pauza e drekës tani është vetëm 28 minuta, dhe vetëm 17 për qind e britanikëve që punojnë bëjnë pushim një orë të plotë, transmeton Telegrafi.


Hulumtimi vjen nga Mastercard dhe Ipsos MORI, të cilët kanë anketuar më shumë se 1,300 britanikë të rritur të moshave 16 deri në 17 vjet.

Ata sugjerojnë se 12 për qind e punëtorëve rrallëherë bëjnë pushim, përderisa 66 për qind e tyre nuk largohen nga vendi i punës për të ngrënë.

Margaret Mountford, nga The Apprentice, është duke i nxitur bizneset britanike ta rikthejnë pushimin e drekës dhe ta bëjnë atë një orë të plotë.

Ekspertët shëndetësorë thonë se qëndrimi ulur për periudha të gjata është shumë i keq për shëndetin, pavarësisht se sa bëni ushtrime fizike.

Kjo është e bazuar në studime të cilat e ndërlidhin qëndrimin ulur me rritje të rrezikut të obezitetit, sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 etj.

Departamenti i Shëndetit në Britani të Madhe i këshillon personat që punojnë të pushojnë çdo 30 minuta.

Vitin e kaluar, një studim tjetër kishte zbuluar se kombinimi i ushtrimeve të pakta fizike me qëndrimin ulur për periudha të gjata, e dyfishon rrezikun për vdekje të parakohshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori