LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët teknik të fakulteteve ndërprejnë protestën, presin deri të mërkurën

Punëtorët teknik të fakulteteve ndërprejnë protestën, presin deri të mërkurën

Protesta e punëtorëve teknik nëpër fakultete të ndryshme të Universitetit të Prishtinës ka përfunduar.

Ata kanë thënë se do të presin deri të mërkurën për të marrë një përgjigje nga institucionet për kërkesat e tyre.


Punëtorët teknik kërkojnë që t’u paguhet 0.5 për qind ashtu siç ishte premtuar nga Qeveria.

Nëse kjo nuk ndodh deri të mërkurën punëtorët kanë kërcënuar me ndërprerje të punës.

Por nga Rektorati bëjnë të ditur se punëtorët këto kërkesa duhet t’i adresojnë tek kompania private. /Telegrafi/