LAJMI I FUNDIT:

Punëtorëve u shkelen të drejtat, Sindikatat e Kosovës për 1 Maj relaksohen në Shqipëri

Punëtorëve u shkelen të drejtat, Sindikatat e Kosovës për 1 Maj relaksohen në Shqipëri

Pa kontratë pune, me orare të zgjatura, me shkelje flagrante të së drejtës për pushim, në kushte të papërshtatshme të punës dhe të mosigurisë në punë… Kosovarët të cilët kanë fatin të gjejnë një vend pune në Kosovë vazhdojnë të jenë viktimë e punëdhënësve që nuk respektojnë Ligjin e Punës dhe Kontratën Kolektive.

Me gjithë papunësinë e madhe dhe shkeljet elementare të të drejtave të punëtorëve, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Punëtorëve, vazhdon të drejtohet nga pensionisti Haxhi Arifi, i cili asnjëherë nuk organizoi protesta për 1 Maj.

Sindikatat nuk do të protestojnë as sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, por do të udhëtojnë në Shqipëri për t’u relaksuar.

Vetëm gjatë viti 2015, në të gjithë Kosovën, Inspektorati i Punës ka identifikuar 1,800 persona të cilët kanë pasur marrëdhënie pune me punëdhënës të ndryshëm, por pa kontratë pune.

Me këto kushte të punës të pakënaqur janë edhe qytetarët. Ata thonë se në Kosovë nuk respektohen të drejta e punës dhe se ligji i punës shkelet.

Qel Bruqaj është shprehur i pakënaqur me trajtimin që u bëhet punëtorëve në Kosovë duke thënë se të drejtat e tyrejanë shkelur gjithmonë.

“Është e njohur, dihet çfarë të drejta ka edhe njeriu në Kosovë… Gjithmonë janë shkelë. Si nuk janë shkel, kur gjithë këto fabrika, ky arsenal në Kosovë shtet-krijues – s’kemi asnjë fabrikë. Çfarë të drejte mund të ketë punëtori. Ku punojnë, cilët punojnë me 170 euro?”, tha ai.

I pakënaqur me kushtete punës është edhe Bajram Gashi. Ai tha për KosovaPress se të drejtat e punëtorëve më së shumti shkelen në sektorin privat, derisa tha se duhet të protestohet kundër shkeljeve të të drejtave të punëtorëve.

Sipas Sokol Halilit, shkeljet e të drejtave të punëtorëve që bëhen në ditët e sotme, nuk kanë ndodhur as në kohën e Jugosllavisë.

Ai fajësoi Qeverinë dhe Kuvendin për moszbatimin e Kontratës Kolektive.

“Sidomos neve në Kosovë çfarë na duhet festa kur 80 ose 90 për qind janë të papunë… Shkon punëtori 10 deri në 12 orë punon, duhet ta marrë bukën me vete, nuk ka as pushim- me ia nxjerr shpirtin punëtorit. Nuke di ku është Kontrata Kolektive. Fajtor është edhe Kuvendi dhe Qeveria sepse Kontrata Kolektive duhet me pas mbështetje, duhet me pas siguri punëtori”, tha ai.

Ndërsa, kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi tha për KosovaPress se vetëm gjatë vitit 2015 janë identifikuar 1,800 punëtorë pa kontratë të punës, derisa numëroi edhe disa nga shkeljet e tjera të të drejtave të punëtorëve, të cilat i ka identifikuar Inspektorati i Punës.

Ai tha se janë dhënë 1,600 vërejtje për punëdhënës të ndryshëm dhe janë shqiptuar 149 gjoba për këta punëdhënës.

Ibrahimi tha se gjoba maksimale që mund të shqiptohet arrin vlerën 35 mijë euro. Një gjobë e tillë, tha ai, nuk është shqiptuar asnjëherë ndaj ndonjë punëdhënësi.

Se në Kosovë ka shkelje të të drejtave të punëtorëve të cilat janë të garantuara me Ligjin e Punës si dhe kontratën e punës, e konfirmoi edhe nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.

Ai tha se Ligji i Punës është duke u zbatuar pjesërisht derisa përmendi pushimin e lehonisë si një nga të drejtat e cila shkelet nga punëdhënësit.

Derisa theksoi se në sektorin privat bëhen shkelje flagrante të të drejtave të punës, Ajdini tha se një ndër arsyet pse nuk ka respektim të të drejtave të punëtorëve është mos-ndërmarrja e masave të mjaftueshme nga Inspektorati i Punës dhe puna jo e duhur e gjykatave në dënimin e shkelësve të Ligjit të Punës.

Ibrahimi tha se BSPK nuk ka organizuar asnjë protestë për të shprehur pakënaqësitë e punëtorëve më 1 Maj, kur edhe shënohet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, pasi nuk ka pasur gatishmëri nga sindikatat të cilat janë të anëtarësuara në BSPK.

Ai shtoi se këto sindikata për 1 Maj kanë organizuar udhëtim për në Shqipëri dhe nuk janë treguar të gatshëm për të protestuar.

Ndërkaq, më 13 prill të këtij viti, në Ditën Ndërkombëtare për të vdekurit në vendin e punës u bë publike se vetëm gjatë viti 2015 në Kosovë nëntë punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, ndërsa 45 punëtorë janë lënduar si pasojë e aksidenteve në vendin e punës, kushteve jo të mira të punës, moskujdesit të punëdhënësve si dhe edhe nga vetë punëtorët.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori