LAJMI I FUNDIT:

Pushimet verore me partnerin fshehin “kurthe” të shumta

Pushimet verore me partnerin fshehin “kurthe” të shumta

Për 80% të personave pushimet e para të përbashkëta janë kthesë në emocione dhe në lidhje.

Çiftet e martuara, jo rrallë, e kuptojnë që dashuria dhe afërsia janë shuar vetëm kur udhëtojnë bashkë, transmeton Telegrafi.


Vetë mendimi që me partnerin do të jeni 24 orë gjatë dhjetë ditëve, disave vazhdimisht kanë fytyrë të buzëqeshur, ndërsa disa të tjerëve u rrëqethen flokët.

Verimet e përbashkëta, qofshin ato të parat apo kush se sa herë në çift, kanë fuqinë që të na bashkojnë, por edhe të na ndajnë, tregojnë të gjitha plasaritjet në marrëdhëniet të cilat gjatë viteve janë krijuar.

Eshtë bukur të mendosh se sa shumë çifte të dashuruara zgjedhin të jenë vetëm me njëri-tjetrin gjatë pushimeve. Gjatë këtyre ditëve partnerët kanë kohën e bollshme për t’iu përkushtuar marrëdhënies.

Jeta e përditshme zbeh emocionet tona, na largon fizikisht e në shumë raste grindjet janë pjesë të pandara të ekzistencës së përditshmërisë sonë. Pikërisht ato pak ditë të lira gjatë vitit janë në shërbim të çiftit.

Koha e pushimeve na bën më të ëmbël, më të qetë e më romantikë. Truri ynë është më i lirë dhe i çlodhur. Fillojmë të jemi dëgjues të mirë e komunikimi bëhet pjesë e atyre ditëve pushimi.

n31241

Mund ta konsiderojmë periudhën e pushimeve si një terapi të domosdoshme për marrëdhëniet e dashurisë. Jemi komunikues e zbulues të partnerit. Të përpiqemi duke e praktikuar një kohë të tillë përkushtuar çiftit tonë.

Fundjavat e organizuara së bashku janë gjithashtu të shëndetshme dhe një mënyrë për të qenë sa më pranë dialogut, çlodhjes, duke e nxitur gjithnjë e më shumë ndjenjën e dashurisë.

Këshillë: Vende të përshtatshme për të kaluar pushime në çift do të ishin ambientet me peizazhe te mrekullueshme natyrore, apo pushimet në det, të shoqëruara me mbrëmje muzikore. Një këshillë e mirë kjo si për çiftet e saponjohur dhe ato që kanë kohë bashkë.

Një mundësi për t’u njohur më mirë buzë detit nëpërmjet kohës që i falni njëri-tjetrit si dhe një rizgjim emocionesh nën atmosferën romantike për çiftet e konsoliduara. Hapësirat çlodhëse që mund t’i kushtojmë çiftit tonë janë edhe fundjavat e programuara në një qendër relaksi.

Ndërthurja e një fundjave në një hotel me pishinë e shërbime SPA është e shëndetshme për marrëdhënien dhe mirëqenien tonë fizike. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Ide të tilla të mira për të rregulluar kopshtin duke përdorur goma të zakonshme - nga kolltukët deri te vazot e luleve

Ide të tilla të mira për të rregulluar kopshtin duke përdorur goma të zakonshme - nga kolltukët deri te vazot e luleve

Kopshtaria
Kalo në kategori