LAJMI I FUNDIT:

Pushtimi mbretëror

Pushtimi mbretëror

Real Madridi e ka turpëruar Barcelonën para tifozëve në Camp Nou duke e mposhtur me rezultat 3-1 në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Takimi i parë i zhvilluar në Santiago Bernabeu përfundoi me rezultat 1-1 dhe pas ndeshjes kthyese, Los Blancos kualifikohen në finale me rezultat të përgjithshëm prej 4-2.

Ekipi vendas e zhvilloi pjesën e parë në mënyrën e vet duke dominuar me posedimin e topit, mirëpo rrezikshmëria e tyre përpara portës ishte shumë e zbehtë. Ndërkohë, mysafirët mbroheshin mirë dhe prisnin momentin për të sulmuar.


Pas një ofensive të Cristiano Ronaldos, Gerard Pique e ndali në mënyrë të gabuar në zonë duke shkaktuar penalti. CR7 nuk e pati të vështirë që ta mposhtte Pinton nga pika e bardhë (13’).

Blaugranët u përpoqën ta impononin lojën e tyre edhe në fraksionin e dytë të lojës duke ndërtuar rast pas rasti, por lojtarët me fanella të bardha nuk thyheshin.

Khedira dërgoi një top të gjatë drejt Di Marias, i cili la pas vetes Puyolin, goditi në portë, mirëpo Pinto e mbrojti për ta dërguar topin në këmbët e Cristiano Ronaldos, i cili vendosi se kush ishte finalisti i parë i Copa del Rey (57’).

Për kënaqësinë e tifozëve mbretërorë shënoi Raphael Varane me kokë, pas harkimit nga këndi të Mesut Oezil (68’).

Golin e nderit për vendasit e realizoi Jordi Alba në fund të takimit (90’). Asistimi ishte i Iniestas.

Real Madridi pret në finale fituesin nga dueli ndërmjet Sevillas dhe Atletico Madridit. Ndërkohë, Barcelona shumë lehtë mund të mbetet vetëm në një garë (La Liga), duke qenë se është në disavantazh prej dy golash edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/



Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori